Çun Lajçi sheh ëndërr që është dekoruar nga Presidentja

1 minute, 8 seconds Read

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, po vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale duke bërë postime nga jeta profesionale dhe ajo private.

Ditën e sotme e ka nisur duke u treguar ndjekësve të tij për ëndrrën që kishte parë.

Ai shkroi që ka parë ëndërr që është dekoruar nga presidentja ku në mirënjohje shkruante për artistin me vlera të mëdha.

Postimi i plotë:

“M’duhet nji lexues andrrash! Mbramë pashë andërr, (veç nuk di a ishte gjumi i parë apo gjumi i dytë), se kan dallim andrrat e akshamit me ato t’sabahut, se si Presidentja me dekoroi! Madje m’thirri në Sallën e Kuvendit për nder të ditës se pavarësisë!

N’mirënjohje shkruente: – artistit me vlera të mëdhaja, që dha shumë gola n’skenën e teatrit gjatë 50 viteve! Kurse kryeministri ma dha nji shtagë nej-nej. E thanës ishte! Shko m’tha n’Çakorr e luej guxhas me malazez! Jam artist more i thashë! Mos ban hajgare allahile, se po t’nin kush e kujton përnjimend.

Ty prej se jam ardhë unë Kryeministër veç rrugëve me libra t’kam pa! M’duhet nji lexues andrrash, me m’kallxua a duhet me çua nezër n’tyrbe se po tutna mos nuk jan shenjat e mira!“.

Publikime te ngjashme