Çmimet e larta të bulmetit, qumështi serb dhe italian po mbysin tregun shqiptar

0 minutes, 58 seconds Read

Pak qumësht vendi, me çmime shumë të shtrenjta, por një numër në rritje paketimesh me qumësht serb apo italian. Raftet e supermarketeve shqiptare po pushtohen nga importi, teksa sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit po përballet me një krizë të vërtetë.

Vitin e shkuar, prodhimi vendas i qumështit të lopës ra në nivelin më të ulët historik, për sa kohë që INSTAT mban të dhëna për këtë produkt, në vetëm 824 mijë tonë. Nga ana tjetër, në vetëm 5 muajt e parë të vitit, vendi importoi 5.7 milionë litra qumësht.

INSTAT e rendit qumështit si produktin kryesor të shtrenjtuar në vend me gati 50%, ndërsa llogarit edhe një rritje me gati 20-30% tek bulmetet. Industria e sheh problemin kryesor dhe shkakun për paaftësinë për të konkurruar produktet serbe e italiane tek skema e subvencioneve, që nuk favorizon prodhimin apo formalizimin, me së paku 86% të tregut në të zezë.

Në total, midis qumështit, djathit, gjalpit dhe produkteve të tjera të kësaj kategorie, Shqipëria importoi plot 24 milionë euro mallra për periudhën janar-maj 2023.

Publikime te ngjashme