Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (NJSO), e cila me reagimet e saj, e sidomos me reagimet profesionale të fundit në Veri të Kosovës, kanë bërë krenar jo vetëm Kosovën por gjithë shqiptarët anë e mban botës. NJSO janë njësi të specializuara të policisë të cilat kryerjnë operacione të sigurisë në raste të veçanta, gjegjësisht për zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë. Njësia ka dy degë:
- Njësinë Speciale Intervenuese FIT (NJSI) dhe
- Njësinë Speciale Operative ROSU (NJSO).
Njësia Speciale Interveuese (NJSI) është më e trajnuar dhe më e armatosur se NJSO dhe pjestarët e së njëjtës janë të trajnuar nga ushtria amerikane dhe shërbimet e sigurisë së Britanisë së Madhe.
Por kush janë këta djelmosha e vasha që operojnë në Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës?! Për shkak të serkretit shtetëror, publiku nuk ka informata të sakta për këta pjestarë dhe nuk dihet numri i sakt i tyre, e edhe gjatë operacioneve që këto njësi zhvillojnë, në shumicën e rasteve kanë fytyrën e mbuluar. Por sipas disa informative të pa konfirmuara, flitet se brenda Njësive Speciale Intervenuese (NJSI) aktualisht operojnë rreth 250-300 pjestarë, ndër të cilët ka edhe 20 pjestarë të gjinisë femrore.
Struktura e Policisë së Kosovës përbëhet nga pesë departamente organizative: Departamenti i Sigurisë Publike, Departamenti i Sigurisë Kufitare, Departamenti i Sigurisë së Transportit, Departamenti i Shkencave Forenzike dhe Departamenti i Burimeve Njerëzore. Njësitat speciale bijnë nën kompetencën e Departamentit të Sigurisë Publike.
Njësitat speciale të policisë kanë një rol të rëndësishm në kryerjen intervenimeve në situata emergjente ose me rrezikshmri të lartë për shtetin./lajmishqip.net