Cristiano Ronaldo i bëri fansat të flasin me përgjigjen e tij ndaj talljes për Lionel Messin në një video me Mr Beast.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka bashkëpunuar me YouTuberin më të ndjekur në botë për një numër videosh në të dy kanalet e tyre.
E fundit është postuar në ‘UR – Cristiano’ të Ronaldos, ku legjenda e Manchester United dhe Real Madrid ka 72 milionë abonentë. Videoja e titulluar ‘Sa portierë duhen për të ndaluar Ronaldon?’ mblodhi më shumë se një milion shikime brenda disa orësh pasi u ngrit.
Siç pritej, Ronaldo ekzekutoi penallti kundër gjithsej katër portierëve në rrjetë në stadiumin Al Awwal Park të Al Nassr. MrBeast ishte në portë vetëm në një moment përpara se miqtë e tij t’i bashkoheshin atij në përpjekje për të penguar superyllin portugez të shënonte.
Por debatet në lidhje me Messin, tetë herë fituesin e Topit të Artë dhe rival prej kohësh të Ronaldos, u përdorën për të krijuar një video qesharake.
“Nolan thotë se nuk të pëlqen, ai mendon se nuk je G.O.A.T”, i tha MrBeast, Ronaldos.
“Nolan është djaloshi në fund atje, ai mendon se Messi është më i mirë! Ai e quan atë futbolli dhe tha se Messi është G.O.A.T”.
Ronaldo pa anën qesharake dhe u përgjigj: “Kush tha se Messi është më i mirë se unë?” – përpara se të qeshnin në mënyrë histerike ndërsa Mr Beast dhe dy të tjerë bënë me gisht ndaj Nolan./Telegrafi