“Bajrami në librat e historisë”, mediat ndërkombëtare: Do duhen vite që të thyhet rekordi i tij

Itali-Shqipëri 2-1! Një humbje që lë një shije të hidhur, duke parë edhe si shkuan rrethanat në lojë. Megjithatë kjo sfidë na futi në librat e historisë. Goli i Nedim Bajramit është goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në kampionatet europiane. Vetëm 23 sekonda iu deshën për të vendosur veten dhe Shqipërinë në histori. […]

Të armatosur me thika, kërkonin përplasjen me tifozë shqiptarë, ndalohen 50 tifozë italianë

Pavarësisht marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ka pasur dhe një grup tifozësh Italianë që kanë shkuar në Dortmund me synimin për të sulmuar tifozët Shqiptarë. E përditshmja sportive “Gazzetta Dello Sport” raporton se shërbimi i parandalimit të forcave gjermane të rendit ka ndaluar 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes […]

“Dikur e shihje Kombëtaren në TV, sot je pjesë e saj”, babai i Brojës bën postimin emocionues

Xhevahir Broja, babai i futbollistit të Kombëtares, Armando Broja ka bërë një postim nostalgjik lidhur me djalin e tij, teksa shkruan se dikur e ndiqte në TV, por sot është pjesë e Kombëtares tonë. Xhevahiri është krenar që djali i tij ka veshur fanellën kuqezi, teksa të gjithë sytë janë drejt tij në këtë Europian.   […]

‘Luajmë për fitore’, Ramadani tremb ‘azzurrët’: Broja është lojtar i fortë, ka potencial shkatërrues

Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi, pjesë e Lecce-s në Serie A, në një intervistë për Sky, foli për sfidën e parë në “Euro2024”, atë kundër Italisë, një ndeshje e veçantë edhe për të: “Në Itali ka shumë shqiptarë, jemi shumë të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në këtë Evropian. “Italia? Ne zbresim në fushë vetëm për […]

“Përfaqëson identitetin kombëtar”, FSHF prezanton këngën që do shoqërojë kuqezinjtë në Euro2024

Pak dite nga starti i Europianit, Federata Shqiptare bën me dije se kombëtarja do të ketë një këngë dedikuar asaj dhe gjithë tifozëve me rastin e kësaj feste të madhe të sportit më të bukur në botë. Në faqen e FSHF mësohet se kënga titullohet “Albania” dhe është realizuar nga muzikanti Capital T. Federata shton […]

Tifozat Kuq e Zi reagojnë për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë

Tifozët zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar edhe zyrtarisht pas lajmit që Shqipëria së bashku me Serbinë janë kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21 në vitin 2027. Gjatë ditës së sotme, gazetari Blendi Fevziu publikoi një video së bashku me kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. […]