“Yjet dhe heronjtë e mediave shiptare”. Kështu i quajti disa herë deputetët e opozitës kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së 4 marsit. “Deklaratat e saj janë pasqyrim i kulturës politike të institucionalizuar. Me këtë propagandojnë urrejtje etnike që rrezikon drejtpërdrejt sigurinë e shqiptarëve në Serbi”, tha për […]
Një grup qytetarësh që ishin mbledhur para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të qytetit të Beogradit, janë përfshirë në një përleshje fizike me sigurimin. Konflikti ndodhi kur qytetarët tentuan ta largonin gardhin mbrojtës përpara ndërtesës. Pas disa minutash, rojat e sigurisë u zëvendësuan nga forca të policisë, të cilat arrestuan disa individë për të cilët […]
Kryetari i Republikës Sërpska, Millorad Dodik thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, e cila e ftoi atë në seancën e nesërme. “Marrëzia juridike e BeH pasqyrohet më së miri në faktin se Kushtetuta po diskutohet nga një institucion jashtëkushtetues. Prokuroria e BeH më fton që nesër të jap deklaratë si […]
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nga incidenti i djeshëm në Kuvendin e Serbisë, në hapësirat e të cilit u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym, të lumtura janë Prishtina dhe Zagrebi. Ajo tha se ngjarjet e djeshme në Parlament nuk kanë lidhje me politikën dhe pyeti se cili ishte […]
Organizata dhe politikanë opozitarë serbë në Kosovë paralajmëruan se pjesëtarë të këtij komuniteti do të shkojnë në Beograd javën e ardhshme, për të krijuar një “mur njerëzor” përballë Presidencës së Republikës së Serbisë dhe për të “mbrojtur” presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, nga një revolucion me ngjyra. Që synimi për të “mbrojtur” presidentin të […]
Në rrjetet sociale është shfaqur një video e momentit kur një prej deputetëve të parlamentit serb goditet me shishe në kokë. Raportohet se sulmi ka ardhur nga bankat e mazhorancës qeverisëse, ndonëse kryeparlamentarja Ana Brnabiq deklaron se është bërë nga përfaqësues të opozitës. Në bazë të regjistrimit nuk është e qartë se cilit deputet gjuajti […]
Një përplasje e ashpër po ndodh sot në Kuvendin e Serbisë, ku deputetët janë përplasur duke u grushtuar dhe shtyrë mes tyre. Tensionet e larta politike kanë çuar në një përshkallëzim të situatës. Brenda sallës është përdorur edhe tym i zi.
Historiani Milan St. Protiq ka deklaruar se Serbia duhet të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE), si negociatori kryesor për çështjen e Kosovës, për anëtarësimin e plotë në Union, dhe në këmbim të pajtohet për karrigen e Kosovës në Kombet e Bashkuara (OKB). Ai në mediat serbe deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Kombet […]
Në një seancë urgjente të Kuvendit të Republikës Srpska (RS), janë miratuar disa projektligje që synojnë moszbatimin e legjislacionit të Bosnjë-Hercegovinës në territorin e këtij entiteti. Këto ligje prekin institucione kyçe si Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, Zyra e Prokurorit të Shtetit, Agjencia e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (KLGJP). Zbatimi […]
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit i Kroacisë, Josip Dabro, është arrestuar për shkelje të të drejtave të fëmijës dhe mbajtje të paligjshme të armëve. Deputeti i Lëvizjes Atdhetare (DP), Josip Dabro, u arrestua të mërkurën pasdite nga policia e Vukovarit-Srijemit pasi Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të DORH për një procedurë […]
