Sot në liqenin e Bardaçës në afërsi të Banja Lukës është organizuar Gastro Fest, ku ka ndodhur një incident interesant, në të cilin aktorët kryesorë kanë qenë anëtarët e Shoqatës “Veteranët e Mbrojtjes dhe Luftës Patriotike” dhe kryetari i Republikës Srpska Milorad Dodik. Siç njoftoi fillimisht Srpskainfo, helikopteri nga i cili doli presidenti i Republikës […]
Serbia arriti marrëveshjen me Francën, për të blerë prej saj avionët e sofistikuar ushtarakë Rafale. Marrëveshja prej 3 miliardë eurosh u nënshkrua teksa presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon një vizitë në Beograd, ndërsa për shumë eksperte ajo cilësohet si një strategji më afatgjatë që synon të afrojë Serbinë me Bashkimin Europian. Presidenti Macron e […]
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se bashkë me partnerët evropianë kanë shprehur shqetësim për aksionet “e njëanshme” të Kosovës. Sipas tij, këto nuk përbëjnë sinjal të mirë drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. “E kemi thënë me partnerët tanë evropianë se sa të shqetësuar jemi për lëvizjet e njëanshme të Kosovës që nuk […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe ka shpjeguar detajet e takimit dhe kontratat që janë nënshkruar. Vuçiq në fillim të konferencës për media tha se biseda ka qenë e gjatë. “Kemi pasur bisedime të gjata dhe do t’i vazhdojmë deri […]
Ish-shefi i diplomacisë së Kroacisë, Toni, Tonino Picula, ka komentuar arrestimin nga Serbia të spiunit të dyshuar kroat dhe ndalimin e Severinës. Ai për N1 tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq me këto arrestime i dërgoi edhe një herë një sinjal të qartë Zagrebit. “Mua më duket se askush nuk është tepër i befasuar nga […]
Daniel Serwer, profesor amerikan dhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar nisjen e detyrës së Kaja Kallas, shefen e re të diplomacisë së BE-së, e cila e zëvendësoi në këtë funksion spanjollin Joseph Borrell. Profesori amerikan ka shkruar që BE-ja do t’i bënte mirë që të braktiste politikën e saj të dështuar […]
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka bërë listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi. “Listat i kam bërë unë si ministër i Policisë dhe drejtor i BIA-s, bazuar në ligj dhe ndërgjegje. Më vjen keq […]
Përderisa nuk ka asnjë informacion zyrtar për vizitën aktuale të kreut të CIA-s në Beograd dhe agjendën e tij, kabineti i presidentit serb ka konfirmuar se presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 gusht. dhe 30. Megjithatë, çështja më aktuale për publikun në të gjithë rajonin është […]
Republika Sërpska (RS) “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa shkëputja “nuk ka qenë kurrë politikë e jona”, tha të mërkurën Millorad Dodik, president i entitetit serb, njërit prej dy entiteteve që e përbëjnë Bosnjën. Dodik, i cili është i sanksionuar nga […]
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiq, tha të martën se ka pranuar informatë zyrtare për një person i cili dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, ambasadave serbe në Gjermani dhe Austri, si dhe ndaj Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë. Sipas tij, Ministria e […]
