Ramiz Salkiq, përfaqësues i SDA-së në Kuvendin Popullor të RS-së, dje në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi që sipas tij është bërë në Foçë. Në foto ndër të tjera shihet edhe fotografia e të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq. Salkiq thotë se kjo foto është në objektin e Komunës së Foçës. “Foça, ndërtesa […]
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) fitoi 29.9 për qind të votave ose 19 vende në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe është padyshim partia më e fortë politike në parlamentin e kryeqytetit të Malit të Zi, por nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri e vetme. Nga ana tjetër, koalicioni Lëvizja Evropa Tani […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është treguar i zoti në balancimin mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës, shkruan portali nga Brukseli Politico, duke thënë se kreu i shtetit ka fituar reputacionin e një personi që luan pa mundim për secilën palë, në çdo situatë. Portali ka zbuluar fytyrën dhe lojën e Vuçiqit dhe arsyetimet e tij […]
I dërguari amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se e ardhmja e Serbisë është pranë Shteteve të Bashkuara, dhe jo pranë Kinës dhe Rusisë. Ai beson se mes SHBA-së dhe Serbisë ekziston një miqësi e sinqertë, pavarësisht se kush është në pushtet. “Unë flas […]
Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka paralajmëruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përgatitet për hakmarrje. Duke komentuar fjalimin e tij në OKB, Stradner vlerëson se presidenti serb po shkon hapave të Vladimir Putinit. Thotë se Vuçiq […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Vuçiq tha se me Lajçakun folën për Kosovën dhe mbijetesën e popullit serb, e po ashtu edhe për situatën në terren, për të cilën Vuçiq tha […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Vasily Nebenzya me Urdhrin e Flamurit Serb. Këtë akt Vuçiq e ka bërë në shenjë falënderimi për qëndrimin e Rusisë ndaj rezolutës së OKB’së për Srebrenicën. Rusia ka kundërshtuar rezolutën për gjenocidin e […]
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano se “po e njeh Kosovën”, duke i reaguar në statusin që zyrtari evropian e bëri për përvjetorin e sulmit në Banjskë. Petkoviq u ankua se zyrtari evropian publikoi flamurin e Kosovës në shkrimin e tij. Petkoviq ka shkruar të martën në […]
Gjykata e Lartë në Beograd ka thënë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, respekton masat e autoriteteve shtetërore, të nxjerra pas konfliktit në Banjskë dhe se i raporton rregullisht organeve kompetente. Ata kanë thënë për REL se ai lajmërohet vazhdimisht në stacionin policor. Masat e vendosura ndaj Radoiçiqit përfshijnë konfiskimin e pasaportës së tij, […]
Politikani serb, njëherit kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Pavle Grboviq tha sot se për Partinë Progresive Serbe (SNS) që është në pushtet, interes më i rëndësishëm shtetëror është mbrojtja e lirisë dhe kapitalit të Milan Radoiçiqit, sesa serbët në Kosovë. “Ka një vit që regjimi i SNS-së zgjodhi prioritetet e veta dhe […]
