Qindra persona janë mbledhur të dielën (3 Nëntor) para Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Beograd, për të protestuar pas incidentit në Novi Sad, që ka lënë 14 persona të vdekur, dhe tre duke luftuar për jetë, si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e […]
Një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd, pasi raportohet se e ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare. Lajmn e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq. Ai tha se policia në Beograd e ka arrestuar zviceranin, “i cili në cep të rrugës ‘Takovska’ dhe sheshit ‘Nikola Pashiq’ ka shfaqur simbolin e […]
14 persona u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset ndodhen në terren për të gjetur të tjerë të mbetur në rrënoja. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç tha për mediat vendase se numri aktual i trupave të gjetur është […]
U ndërtua nga kinezët – Shembet një pjesë e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ka të lënduar. Pjesa hyrëse e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad është shembur sot. Dyshohet se një numër i madh personash janë lënduar. Një numër i madh i ekipeve të emergjencës, policë dhe zjarrfikës janë në terren. Aksidenti ka ndodhur kur […]
Në të parën intervistë para nisjes së fushatës zgjedhore, dhënë mbrëmjen e djeshme për Tv Pink, Presidenti Aleksandër Vuçiç shpalosi idenë e tij për një reformë të thellë tatimore në Serbi. I nxitur nga pyetjet e drejtpërdrejta të qytetarëve, Vuçiç zbuloi rrugën në të cilën do të shkojë Serbia, duke thënë se në fushatë nuk […]
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se qeveria amerikane është në një gjatësi vale me Bashkimin Evropian, lidhur me pretendimin e Serbisë për juridiksion në Kosovë. “Ne pajtohemi me BE-në që projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e Dialogut. Kosova dhe Serbia secila duhet të zbatojnë marrëveshjen […]
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, hoqi nga salla e këtij institucioni një flamur malazez. Disa qytetarë protestuan këtë javë, duke kërkuar kthimin e tij. Ai ishte flamuri i parë që u valvit në ndërtesën e Kuvendit malazez në vitin 2004, pas miratimit të Ligjit për simbolet kombëtare. Ndryshe, pas shpërbërjes së […]
Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin me të cilin Kosova “shpallet zonë e mbrojtjes së veçantë sociale”, njoftoi Qeveria e Serbisë. Siç thonë më tutje, është miratuar edhe projektligji për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës, transmeton Ballkani.info. Këtij vendimi i […]
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e ka anuluar një takim të paraparë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, të premten në Beograd, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer. Arsyeja e anulimit, sipas zëdhënësit, ishte një takim që Vuçeviq e mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin […]
Fronti Demokratik prorus (DF) në Mal të Zi paralajmëroi zëvendëskryeministrin e këtij vendi, Nik Gjeloshaj, se mund të përjashtohet nga Qeveria, pasi ai kundërshtoi nismat për përfshirjen e dyshtetësisë dhe të serbishtes si gjuhë zyrtare. “Ne, me dashamirësi, e këshillojmë Gjeloshajn që ta pranojë realitetin social në Mal të Zi dhe të mos përpiqet të […]
