Bien çmimet, inflacioni kap vlerën e 4.6 përqind! Ndikoi rënia e çmimeve të karburantit dhe ushqimeve

Çmimet kanë vijuar trendin rënës .Sipas të dhënave të Instat gjatë muajit prill të këtij viti inflacioni zbriti në nivelin 4.6%  nga 5.3% që ishte një muaj më parë. Ndikimin më të fortë në këtë situatë e kanë  dhënë uljet e çmimit të karburanteve.Në tregun e shitjes me pakicë karburantet   janë shitur më lirë edhe  […]

Edi Rama përmes një video mesazhi e mbështet Presidentin Erdogan në zgjedhjet presidenciale në Turki

Turqia ndodhet pranë zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 14 Maj. Personalitete të ndryshme nga Ballkani e kanë përkrahur në forma të ndryshme Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Së fundmi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka theksuar se Erdogan është një lider politik shumë i veçantë sepse thotë atë që bën, dhe bën […]

Arrestohet portugezi i dyshuar për vrasjën e biznesmenit Ardian Nikulaj

Është arrestuar në Marok autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Sipas policisë, portugezi 28-vjeçar Ruben Saraiva është kapur në Rabat të Marokut. Shumë shpejtë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë […]

Ishte fshehur në një ndërtesë pjesërisht të shkatërruar dhe po shtinte me mitraloz mbi ukrainasit – momenti kur ushtari rus goditet nga predha (Video)

Një video amatore nga qyteti Bakmut në lindje të Ukrainës, shfaq luftimet e ashpra që po vazhdojnë të zhvillohen atje për më shumë se 10 muaj. Një ushtar rusë ishte fshehur brenda një ndërtese pjesërisht të shkatërruar, dhe nga ajo gjuante me mitraloz mbi ushtarët ukrainas. Megjithatë kur pjesëtarët e njësisë për operacione speciale të […]