Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thyer rekordin që ishte vendosur nga Presidentja Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2021, duke u bërë kështu më i votuari në historinë e Kosovës. Nga votat e rregullta, votat e mërgatës nga përfaqësitë diplomatike dhe ato përmes postës, numërimi i të cilave po […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, pas një urdhri të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ai do t’i përgjigjet kësaj thirrjeje, pasi në të njëjtën orë ka një angazhim zyrtar në Gjilan. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit, […]
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, thotë se shkëmbimi i së premtes mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë, ishte një “përshkallëzim i fabrikuar”. “Nuk ishte një reagim spontan ndaj ndërhyrjeve të Zelenskyt, por padyshim një përshkallëzim i prodhuar në këtë takim në Zyrën Ovale”, tha […]
Tri ditë pas arrestimit të Jelena Gjukanoviqit nga komuniteti serb në veri të Kosovës për “spiunazh”, pothuajse nuk ka asnjë informacion mbi këtë rast. Ajo që dihet është se Jelena Gjukanoviq është punëtore e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Prishtinë. Ndërsa, disa media kosovare shkruajnë se bëhet fjalë për […]
Starmer thotë se çdo marrëveshje e re për të mbështetur Ukrainën duhet të mbështetet nga forca dhe se çdo komb duhet të kontribuojë në mënyrën më të mirë që mundet, duke marrë përgjegjësi dhe duke rritur pjesën e vet. Kryeministri thotë se liderët në samit ranë dakord për katër hapa të rëndësishëm: Për të mbajtur […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatetet nga numërimi i 77.54 përqind e votave të mërgatës nga votimi përmes postës. Rezultatet e proceduara janë nga 145 kuti prej 187 sa janë gjithsej. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.15 përqind e votave apo 24 mijë e 507 vota. Pas VV’së, renditet Lidhja Demokratike e […]
Gazetari dhe njëherësh moderatori, Kushtrim Sadiku ka paralajmëruar se emisari i SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell do të vijë në Kosovë të hënën e ardhshme. “Richard Grenell, i dërguari për misione të veçanta të SHBA-së të vijë sot një javë në Kosovë, jozyrtarisht nga informacionet që i kam”, ka thënë Sadiku. Sadiku ka […]
Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër me Gerta Gixharin ditën e sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania. Ka qenë kjo e fundit që i është drejtuar banorit nga Kosova se e ka vënë në pozitë të keqe Eglin, duke e quajtur të pamoralshme dhe duke i thënë se […]
Duket se puthja në buzë mes Gjestit dhe Eglit nuk ka qenë e vetmja Prime-in e kaluar. Në promon e publikuar sot nga BBVA, shihet se dyshja puthen me plotë pasion edhe në dhomën e rrëfimeve, shkruan IndeksOnline. Nuk dihet se çfarë po ndodhë, pasi që sot raportet mes tyre u acaruan, shkak u bë […]
Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin. Ngjarja ka ndodhur në ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë. Pamjet e këtij veprimi janë […]