Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se Serbia po përgatitet për një manovër luftarake ndaj Kosovës dhe se Kosova është e përgatitur për këtë gjë. Kastrati në një intervistë në Ora News tha se përveç Serbisë edhe Dodik është duke ndërmarrë veprime. “Me veprimet që është duke ndërmarrë Dodik, me veprimet që është duke […]
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të martën në një takim, për të diskutuar sulmet e dy ditëve të fundit në Ukrainë, të cilat lanë të vrarë mbi 30 persona. Spitali i Fëmijëve Ohmatdyt, që është objekti më i madh i pediatrisë në Ukrainë, u sulmua të dielën vonë. Dy të […]
Shqipëria do të përballet në ditët në vijim me një valë të nxehti e cila do të shtrihet në të gjithë vendin nga veriu në jug. Sipas meteorologes Tanja Porja, termometri në 10 ditët e ardhme pritet të arrijë 42 gradë në disa qytete, teksa me temperaturat e larta do të përballet edhe veriu. “Që […]
Faton Hajrizi u arratis nga burgu për herë të nëntë dhe pas arratisjes së tij nga burgu i Smrekonicës, Policia kërkoi ndihmën e qytetarëve për ta kapur. Ish drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj tha në Frontal në T7 se çuditej kur edhe gjatë kohës kur ai udhëhiqte SHKK-në, Hajrizi, të cilin e quajti “shpirt […]
Një fëmijë mbeti i plagosur sot pas një sulmi rus që goditi spitalin e fëmijëve Okhmatdyt në Kiev. Kjo u raportua në Telegram nga Daria Zarivna, këshilltare e stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila publikoi një foto të fëmijës së plagosur. “‘Okhmatdyt’, Kiev. E gjithë bota duhet ta shohë. Ky është Bucha i […]
Një koalicion i majtë që u bë bashkë papritur përpara zgjedhjeve të parakohshme në Francë, fitoi shumicën e vendeve në parlament, sipas parashikimeve të dala pas mbylljes së procesit të votimit të dielën. Parashikimet e papritura e rendisin aleancën e qendrës së Presidentit Emmanuel Macron në vendin e dytë dhe të djathtën ekstreme të tretën. […]
Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë mbrëmje në Pogradec. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Ohër me magnitudë 3.1 ballë të shkalles Rihter. Lëkundjet janë ndjere në qytetin e Pogradecit dhe rrethina. Ky eshte termeti i dytë që goditi sot Ohrin, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Pogradec./Top-channel
Zgjedhjet parlamentare në Francë po mbahen dy ditë përpara se ekipi kombëtar i futbollit të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e kampionatit Euro 2024 në Gjermani. Në fillim të kësaj jave, kapiteni i Francës, Kylian Mbappé i cilësoi rezultatet e rundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë si “katastrofike” dhe u kërkoi […]
Shqiptarët që jetojnë në Serbi janë komuniteti më i shtypur në rajon nga aparati shtetëror, nuk iu lejohet as përdorimi i flamurit kombëtar, madje atyre institucionet serb janë duke ua pasivizuar edhe adresat, dhe siç ka treguar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi (KKSH), Nevzad Lutfiu, numri deri më tani ka rritur në pesë […]
Pesë të miturit që dyshohet se vendosën afishe në Mitrovicën e Veriut, janë liruar. Ata dyshohet se konsumuan veprën penale “nxitje e urrejtjes”. Nga informacionet e para dyshohet se janë vendosur edhe afishe me fotografi të Stefan Nedeljkoviqit, njërit prej paramilitarëve të vrarë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, duke e […]
