Qytetet indiane si Mathura dhe Vrindavan nuk janë të panjohura për “kërcënimin e majmunit”. Majmunët shpesh rrëmbejnë gjërat personale të individëve, dhe u kërkojnë ryshfet për t’i kthyer mbrapsht. Kohët e fundit, një majmun në Vrindavan u bë viral pasi bëri një tregti, përcjell Telegrafi. Ai shkëmbeu një Samsung S25 Ultra me një paketë pijesh […]
Gazetarja Tatjana Ohm e Weltit gjerman, e cila mbuloi protestat në Beograd, ndau përvojën e saj në lidhje me një incident që ndodhi gjatë 15 minutave të heshtjes, për të cilin shumë pretendojnë se përfshin përdorimin e “topit akustik”. “Një grup njerëzish të hutuar para meje. Pas 12 minutash, papritmas dëgjova një zhurmë. Situata ishte […]
Presidenti amerikan, Donald Trump postoi në rrjetin social Truth një video të publikuar nga qeveria e El Salvadorit që tregon deportimin e më shumë se 200 anëtarëve të dyshuar të bandës venezueliane Tren de Aragua nga Shtetet e Bashkuara në El Salvador. Klipi shfaq ata që Trump i quan “përbindësha”, me duart dhe kyçet e […]
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për tre operatorët e energjisë elektrike, KOSTT, KEDS dhe FSHU. Në njoftimin për media ZRrE ka theksuar se ky publikim përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përcaktimit të tarifave dhe ka për qëllim të sigurojë […]
Tragjedia në Koçan, shkak i zjarrit dyshohet të jenë mjetet piroteknike. Zjarri që ka rënë në një diskotekë në Koçan, ku raportohet për shumë viktima e shumë të lënduar,mund të ketë ndodhuar si shkak i mjeteve piroteknike. Aktualisht, nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhë ngjarja, mirëpo, ajo që bëhet e ditur nga MPB, […]
Rreth 5 muaj pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit, do kthehen sërish në gjykatore për tu përballur me drejtësinë. Pasi që Gjykata e Apelit morri vendim me të cilin e ka vërtetuar aktvendimin për konfirmim të aktakuzës të marr nga […]
Familjarët vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Spitalit në Koçan dhe tani gjendja është më e qetësuar se më herët, pasi që, me herët familjarët shkaktuan një situatë të tensionuar, duke kërkuar që të afërmit e tyre (viktimat) të mos dërgohen për obduksion, shkruan Alsat. Tashmë, ata janë marrë vesh me institucionet përkatëse, dhe po […]
Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ, nuk përfundon procesi zgjedhor. Deri te formimi i institucioneve janë një sërë procedurash që duhet të ndiqen. Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, për 48 orë partitë politike kanë kohë të parashtrojnë ankesat e tyre. Ndërsa, trajtimi i këtyre ankesave mund të zgjasë deri […]
Pamje të reja të zjarrit të tmerrshëm që përfshiu diskotekën e improvizuar “Pulse” që gjendet në një ish-depo tapetësh në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë publikuar nga Radio Koçani. Aty shihet se objekti po digjej dhe njerëzit përpiqeshin ta shpëtonin veten, ndërsa në vendngjarje kishte mbërritur automjeti i parë i zjarrfikësve. Sloboden Peçat shkruan […]
Ka ndërruar jetë babai i ish presidentit, Hashim Thaçi. Lajmin e ka konfirmuar Behgjet Pacolli, përmes një postimi në facebook. “Sapo mora lajmin e hidhur se Haxhi Thaçi, babai i Presidentit Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë. Zoti e bekoftë dhe e shpërbleftë me xhenet të ndjerin. Në emrin tim dhe të familjes sime, i shpreh […]