Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur sërish mbështetjen dhe krenarinë për SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të cilat sipas amerikanëve po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar. Mes sulmeve të vazhdueshme ndaj SPAK që vijnë nga opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë mbështetjen për […]
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë mbi 21 milionë euro për t’ia paguar kompanisë amerikane “Contour Global” pasi humbi arbitrazhin në tetor të vitit 2023. Gjatë fjalimit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projekt nuk ka qenë i dobishëm për vendin që kur ishte planifikuar. “Siç kemi thënë vite më parë ashtu edhe […]
Një valë tjetër e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë duke e ngritur zhivën e termometrit në mbi 40 gradë Celcius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo situatë do të zgjasë deri në mesin e javës tjetër me temperatura 43 apo 44 gradë Celcius. “Masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës kanë përfshirë pjesën […]
Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ndalimin e transmetimit të 20 kanaleve televizive ruse, duke e justifikuar këtë veprim si pjesë të “masave kufizuese ndërkombëtare” kundër Rusisë, të kërkuara nga Këshilli Evropian për luftën në Ukrainë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e përshkroi vendimin si censurë dhe shkelje e lirisë […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C, raporton Gazeta Sinjali. Osmani shkroi në Facebook se me Ramën u takua “për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta” që Kosova “t’i bashkohet Shqipërisë” në NATO. “Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina […]
Analisti zviceran, Toby Vogel, ka publikuar një fotografi në “X” ku shihet një artikull i “Financial Times”. Në atë pjesë të tekstit është një hartë në të cilën nuk figuron Kosova. Vogel ka shkruar: “Siç duket The Financial Times nuk e njeh Kosovën”. The @FT doesn’t recognize Kosovo, apparently. pic.twitter.com/xSKD0pMNBv — Toby Vogel (@tobyvogel) July 9, 2024
Nga dita e sotme, 10 korrik, tarifat për shfrytëzimin e autostradave në Serbi do të rriten mesatarisht me 10 për qind. Ministria përkatëse ka njoftuar se do të ketë ulje për makinat elektrike gjatë pagesës së tarifave. Rritja e çmimeve të tarifave ishte miratuar nga Qeveria e Serbisë në mars të vitit të kaluar. Çmimet […]
Për të shtatën ditë me radhë, ish shefi i shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, është duke e vazhduar dëshminë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Gjykatën Speciale, ku është intervistuar nga avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts. Zyrapi është pyetur nga Roberts për situatën që ka qenë në komunën […]
Pasditen e së martës, Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë dhe të arrestojë në Prishtinë, një person që kërkohej me urdhër ndërkombëtar. I dyshuari ndodhet në ndalim policor dhe tashmë kanë nisur procedurat e tjera, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një Ardit Hajdarin, rreth 40-vjeçar, […]
Përpjekjet e kryeministrit hungarez Viktor Orban për t’iu drejtuar eurodeputetëve në seancën plenare inauguruese të asamblesë së sapozgjedhur në Strasburg janë “kundërshtuar” nga shefat e parlamenteve. Dhe kjo thuhet se është bërë “në pamundësi për të gjetur hapësirë për ta akomoduar atë në agjendë”, kanë thënë për Euronews dy burime të njohura me këtë çështje, […]