Britania në përkrahje të menjehershme të Ukrainës: 1.6 Miliardë funte për mbrojtjen e Ukrainës!

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka njoftuar një marrëveshje të re që do t’i lejojë Ukrainës të përdorë 1.6 miliardë funte (rreth 1.8 miliardë euro) nga fondet e financimit të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë 5,000 raketa mbrojtëse ajrore. Kjo iniciativë, përveçse do të ndihmojë Ukrainën në mbrojtjen e infrastrukturës së saj […]

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se nuk ka folur me Zelenskyn pas përpralsjeve të së premtes në Shtëpinë e Bardhë!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zbuluar se nuk ka pasur asnjë kontakt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, që nga takimi i së premtes në Zyrën Ovale me presidentin amerikan Donald Trump. Këto komente Rubio i bëri gjatë një interviste për ABC News, shkruan Telegrafi. Vizita e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë të premten […]

Presidenti gjerman, Steinmeier: “Kurrë nuk e kisha besuar se do të na duhej të mbrojmë Ukrainën nga SHBA”

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier kritikoi ashpër homologun amerikan, Donald Trump, për sjelljen e tij gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale. Takimi mes dy liderëve në Uashington u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, me momente të dukshme të mosmarrëveshjeve dhe ftohtësisë mes tyre. Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta nga […]

E dyshuara për spiunazh sillet në Pallatin e Drejtësisë

E dyshuara për spiunazh Jelena Gjukanoviq është sjellë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pritet të fillojë së shpejti seanca dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë. Brenda gjykatës kanë hyrë edhe prokurori special Bekim Kodraliu dhe mbrojtësi i të dyshuarës Gjukanoviq, avokati Predrag Milkoviq. Gjukanoviq u arrestua në rajonin e […]

Trendi aktual i votave të diasporës: VV mund të shkojë në 49 deputetë, partitë opozitare marrin 51 ose 52

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se bazuar në trendin aktual të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje është afër sigurimit të 49 ulëseve në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se bazuar në mbi 30 për qind të votave me postë të numëruara, përfshirë ato nga vendvotimet e rregullta dhe misionet diplomatike, Lidhja […]

Njerëzit e Trump e takuan Zelenskyn prapa skene, pas përplasjes në Zyrën Ovale, çfarë i thanë pak para se ai të largohej?

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz, ka zbuluar detaje të reja për prapaskenat e takimit të tensionuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mbajtur dje në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Waltz, pas shkëmbimit të fjalëve në Zyrën Ovale, ai dhe ekipi i tij këshilluan Trumpin se çdo bisedë e mëtejshme […]