Ngjela në mbeshtetje të Kurtit: “Kryeministri nuk mund të thirret befas në prokurori, prokurori nuk është i zgjedhur nga populli”

Në një deklaratë të fundit, avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar situatën e debatueshme lidhur me mos shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale. Ngjela argumenton se një kryeministër, si përfaqësues i votës së popullit, nuk duhet të thirret papritur nga Prokuroria, duke theksuar se prokurori nuk gëzon të njëjtin legjitimitet demokratik. “Prokurori […]

U zbulua e verteta e përmasave të kërcënimit të Putinit ndaj Britanisë

Nga: Samuel Ramani / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Me vendime fajësie përfundoi një nga rastet më dramatike të spiunazhit rus në Britani. Tre shtetas bullgarë, të lidhur me mjeshtrin e mashtrimit të Wirecard-it [ish-kompani gjermane e pagesave dhe shërbimeve financiare, e lidhur me krimin], Jan Marsalek – i cili u vendos në Rusi në vitin […]

BE do ta rrisë numrin e ushtarëve në Bosnje pas tensioneve mes Qeverisë dhe RS-së

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se do të dërgojë trupa shtesë në misionin e vet paqeruajtës në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të rritjes së tensioneve mes qeverisë qendrore dhe liderëve të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska (RS). Misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) tha të premten se “do ta rrisë përkohësisht” numrin […]

Rubio: Veprimet e Dodikut destabilizuese, partnerët në rajon t’i dalin sa më parë kundër!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka dënuar veprimet e presidentit të Republika Sërpskas në Bosnjë, Milorad Dodik, duke thënë se ato kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin. Dodik nënshkroi dekretet përmes së cilave me ligj ndalohet puna e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, si dhe Agjencisë Shtetërore të Hetimeve në territorin e këtij entiteti. Dodik […]

Rrahet Ministri i Vuçiqit në Beograd

Ministri i Kulturës së Serbisë, Nikolla Selakoviq është rrahur mbrëmjen e sotme para ndërtesës së prindërve të tij kur ka shkuar për t’i vizituar ata. Sipas informacioneve të fundit, atij i është thyer hunda, për këtë arsye është dërguar për të kryer një skanim të kokës. Ai fillimisht është sulmuar verbalisht nga një grup djemsh […]

Loredana nuk i mban lotët gjatë kohës që Jozi merr mikrofonin dhe këndon në BBVA – ky i fundit e kaloi natën duke u dëfryer me Olën

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me festë dhe emocione, teksa banorët festuan ditëlindjen e aktorit Laert Vasili. Megjithatë, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale. Teksa atmosfera ishte plot gjallëri, në një moment Jozi mori mikrofonin dhe nisi të këndonte. […]

Investimet historike që do të bëhën në Gjermani: “Me çfarëdo çmimi qoftë”:

Gjermania reagon me shpejtësi ndaj ndryshimeve gjeopolitike në botë e nxit edhe Brukselin. Friedrich Merz rikthen me guxim Gjermaninë në pozicion lidershipi, shkruan Auron Dodi. Të martën në mbrëmje (04.03.) Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, shpalli se ra dakord me partnerët e pritshëm të qeverisë, socialdemokratët (SPD), që të investojë për mbrojtjen duke marrë hua pa […]

Shkurtime të paprecedente diplomatike – Trump po mbyll shumë konsullata në Evropë

Departamenti amerikan i Shtetit po përgatitet për mbylljen e gati dhjetë konsullatave, kryesisht në Evropën Perëndimore, gjatë muajve të ardhshëm dhe synon të zvogëlojë fuqinë punëtore në nivel global. Gjithashtu, Departamenti i Shtetit po shqyrton mundësinë e bashkimit të disa zyrave të specializuara në selinë e tij në Uashington, të cilat merren me çështje si […]