Presidenti i Kroacisë: Gjokoviqi është një rusofil

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e quajti rusofil tenistin nacionalist serb, Novak Gjokoviq. I pari i shtetit kroat ka kritikuar sot kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq për një foto të përbashkët me Gjokoviqin, njofton index.hr, përcjell lajmi.net. “Plenkoviq bëri një foto me Novak Gjokoviqin. Ky është rusofili, meqë ra fjala. Një atlet i shkëlqyer, të […]

Avionët luftarakë izraelitë goditën Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze në Gaza

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur drejtpërdrejtë Spitalin e Miqësisë Turko-Palestineze në Rripin e Gazës, duke shkaktuar dëme të rënda, raporton Anadolu. Drejtori i spitalit, Dr. Subhi Skaik, për Anadolu tha se “avionët luftarakë izraelitë bombarduan katin e tretë të Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze, të vetmin spital në Gaza për pacientët me kancer”. Skaik shtoi se […]

Takimi me ambasadorët e QUINT-it, Kurti: Serbia vazhdon të refuzojë – Po të ishte në dorën tonë do të kishim marrëveshje

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur sot takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter ai ka thënë se u ka ofruar atyre të rejat më të fundit mbi dialogun. Ai ka thënë se takimin e ka filluar duke shprehur mirënjohje për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet […]

Von der Leyen: Kosova ta pranojë draftin për Asociacionin, Serbia njohjen de facto

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Kosova duhet ta pranojë draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia duhet ta pranojë njohjen de facto të Kosovës. Kështu është shprehur ajo në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, pas takimit të tyre të zhvilluar të hënën në Zyrën […]

Rrahja në Kuvend, ngritet aktakuzë ndaj Besnik Bislimit, Hajdar Beqës, Mërgim Lushtakut dhe Bekim Haxhiut

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.B., H.B., M.L. dhe B.H., (deputetë të Kuvendit të Kosovës), lidhur me përleshjen fizike të dt. 13.07.2023, gjatë mbajtjes së seancës së rregullt plenare në […]

Less: S’është sekret që Londra ka më shumë mirëkuptim për Kosovën sesa akterët e tjerë perëndimorë

Timothy Less, bashkëpunëtor i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, beson se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës është në përputhje me qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së, por nuk duhet mohuar se ka dallime të caktuara, sepse, thekson ai, “nuk është sekret që Londra zyrtare ka një mirëkuptim për Prishtinën ndoshta më shumë […]

Specialja bastis banesën e ish-këshilltarit të Thaçit dhe të ish-shefit të AKI-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ka konfirmuar për KOHËN, avokati Artan Qerkini. Bastisje po kryhen edhe në shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj. Ai ka thënë se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e […]