Në prag të vazhdimit të 46-të të seancës konstituive, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kritikuar bllokadën politike që ka pamundësuar formimin e legjislaturës së re. Sipas tij, konstituimi i Kuvendit nuk pritet të ndodhë për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm, nuk pranon të ndryshojë kandidaten e […]
Dështimi i tentativës së 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagimin e Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Ai i është drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, duke e akuzuar për instrumentalizim dhe bllokim të institucionit. Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka shkruar: “Avni Dehari, nuk të takon […]
Pak para nisjes së vazhdimit të 46-të të seancës konstituive, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, e ka cilësuar si shqetësuese bllokadën aktuale politike. Duke folur për media, ajo konfirmoi gatishmërinë e kryetarit të partisë së saj, Fatmir Limaj, për një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje. […]
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka kundërshtuar deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani se Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar, duke e cilësuar moszbatimin e saj si “gabimin më të madh dhe me pasoja afatgjata gjeopolitike” të Qeverisë Kurti. Në një postim në rrjetet sociale, Peci ka argumentuar se zbatimi i marrëveshjes do ta transformonte Kosovën […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 30% mbi të gjitha importet nga Bashkimi Evropian dhe Meksika, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 gusht. Përgjigjja nga Brukseli ka qenë e menjëhershme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian është i […]
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar datën 16 korrik për të shpallur vendimin mbi kërkesën e mbrojtjes për rrëzimin e disa pikave të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Lidhur me këtë, avokati Ardian Bajraktari e ka cilësuar këtë datë si një moment kyç dhe një “test serioz për objektivitetin e gjykatës”, duke denoncuar një […]
Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka reaguar ashpër ndaj raportimit të mediave pro-regjimit në Serbi, pas fjalimit të tij të mbajtur në Potoçari më 11 korrik, në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Sipas Beqiroviqit, propaganda aktuale është një vazhdimësi e drejtpërdrejtë e politikave të vjetra. “Nuk ishte rastësi që fola në Potoçari për […]
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” po përballet me një rënie të theksuar të interesimit nga ana e maturantëve. Për 5,723 vende të lira të shpallura në konkursin e parë, kanë aplikuar vetëm 3,398 kandidatë. Këtë e ka konfirmuar prorektorja për Zhvillim Institucional, Cilësi dhe Çështje Studentore, Majlinda Gjelaj, e cila ka paralajmëruar se do të […]
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur një fjalim me rëndësi të veçantë historike gjatë një takimi të Partisë AK, ku ka përcjellë mesazhe të fuqishme për procesin e çarmatimit të PKK-së dhe për një “Turqi pa terror”. Duke folur në takimin konsultativ në Kızılcahamam, Erdogan theksoi vëllazërinë shekullore mes popullit turk dhe atij kurd. […]
Në një rrëfim televiziv, Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka ndarë kujtimet nga një prej periudhave më sfiduese të jetës së saj. Ajo ka evokuar momentin e largimit të bashkëshortit të saj për në Hagë dhe sfidat personale me të cilat u përball njëkohësisht. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo tregoi […]