Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në LDK. “Falënderoj secilin prej juve edhe shumë të tjerë që s’janë prezentë këtu. Meqenëse jemi mundu me organizu, ndoshta nuk ia kemi dalë për arsye se dikun na kanë vjedhë”, ka deklaruar Gashi. “Unë si kryetar i degës së LDK-së në Obiliq, e […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar tashmë 92.38% të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Sipas këtyre të dhënave, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, po shkon drejt fitores, duke siguruar 16,393 vota, ose 53.67%. Kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka marrë 14,149 vota, që përkthehet në 46.33%. Në bazë të […]
Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini ka shpallur fitorën në garën për të parin e kësaj komune, dhe sipas rezultateve preliminare del të ketë fituar me rreth 58% krahasuar me atë të PDK-së që ka marr rreth 42%. Ai ka ftuar qytetarët që të festojnë së bashku fitorën në ora 21:00 në […]
Valon Prebreza ka shpallur fitore në Fushë Kosovë. “Faleminderit Fushë Kosovë! Kjo është fitore e përbashkët. E vullnetit, e besimit dhe e guximit për të ecë përpara. Sonte fitoi Fushë Kosova, dhe prej sonte fillon një kapitull i ri! Ju premtoj se do të jem kryetar i të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.
Në garën për kryetar të Prishtinës, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, vazhdon të mbajë epërsinë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeko, sipas rezultateve më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Deri në orën 20:09, janë përpunuar 64,554 vota, që përbëjnë 29.02 për qind të totalit […]
Pas përfundimit të procesit të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, KQZ ka nisur me publikimin e rezultateve preliminare në 18 komuna. Sipas të dhënave të fundit të publikuara në orën 20:01, pas numërimit të 70% të vendvotimeve në Kaçanik, kandidati i Vetëvendosjes Jeton Raka prin me 50.41% të votave (5,161 vota), ndërsa […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të publikojë rezultatet e para për zgjedhjet e sotme. Në Prishtinë deri tash janë numëruar katër kuti, ku prin Përparim Rama me 52.90%. Hajrulla Çeku ndërkohë ka 47.10%.
Kryetari i Suharekës edhe për një mandat, Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës telefonoi kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovcin të cilit i tha frzën e tij të njohur “lujta”. “Ramiz, hej, lujta prej menve o Ramiz, pasha zotin po”, i tha zotëri Muharremaj Lladrovcit. “A fitove o Bali se më duket rezultatin […]
Klan Kosova ka publikuar ekskluzivisht rezultatet e Exit Poll-it për balotazhin në Fushë Kosovë, ku në garë ishin Besnik Osmani i LDK-së dhe Valon Prebreza i VV-së. Sipas këtyre matjeve, Prebreza ka dalë i pari me 53.45% të votave, ndërsa Osmani renditet i dyti me 46.55%. Pas mbylljes së qendrave të votimit, Adriatik Kelmendi, gazetar […]
Sipas tri matjeve të para zgjedhore (Exit Poll-eve) të realizuara pas mbylljes së votimit për balotazhin në Komunën e Prishtinës, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, prin ndaj kundërkandidatit të LVV-së, Hajrullah Çeku, në të gjitha sondazhet e publikuara deri tani, shkruan Insajderi. Exit Poll-i i Klan Kosovës e rendit Ramën në krye me 53.62% të […]
