Rapoti i Progresit të KE-së përveç kritikave ndaj qeverisë, i ashpër edhe me sistemin e drejtësisë në Kosovë!

Sipas Brukselit, drejtësia në Kosovë është selektive! Raporti i Komisionit Evropian (KE) për vitin 2025, i publikuar së fundmi, dërgon një alarm të prerë se sistemi i drejtësisë në Kosovë po operon me boshllëqe institucionale dhe ligjore. Pa ndërmarrjen e reformave të thella dhe pa plotësimin e Këshillave Gjyqësor e Prokurorial (KGJK e KPK) me […]

Paradoksi i protestave në Serbi: Si u bë thirrja shoviniste “Shiptar” armë kundër Vuçiqit

Nga akuzat për korrupsion, deri te përdorimi i emërtimeve poshtëruese për një popull të tërë. Parullat me të cilat protestuesit në Serbi, tash e një vit, kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për shembjen e çatisë në Novi Sad, po shoqërohen edhe me brohoritje shoviniste. Ndonëse të drejtuara ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, ato realisht fyejnë popullin shqiptar […]

Infektim pa klikim: Si spiuni ‘Landfall’ shënjestroi fshehurazi përdoruesit e Samsung përmes WhatsApp

Ekipi i sigurisë kibernetike “Njësia 42” (Unit 42) e Palo Alto Networks publikoi javën e kaluar një raport që detajon zbulimin e një cenueshmërie kritike në telefonat Samsung. Kjo dobësi shfrytëzon një të metë në bibliotekën e përpunimit të imazheve, e cila i la përdoruesit të ekspozuar ndaj një sulmi të tipit “zero-day” (ditë-zero) për […]

Studimi i ri trondit: Vrima në mburojën magnetike të Tokës u rrit sa gjysma e Evropës në 10 vjet

Një vrimë tashmë gjigante në fushën natyrore të forcës së Tokës është rritur me gati gjysmën e madhësisë së Evropës në 10 vjet, sipas një studimi të ri. Toka mbrohet nga fusha magnetike, e gjeneruar nga rrymat e hekurit që rrotullohen në bërthamën e jashtme të lëngshme. Magnetosfera mbron nga rrezet e rrezikshme galaktike dhe […]

‘Safari i Snajperëve’ në hetim: Dëshmitë për Vuçiqin dhe heshtja e prokurorisë serbe

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka komentuar raportimet e mediave ndërkombëtare rreth “Safarit të Snajperëve” – vrasjeve rekreative në Sarajevë gjatë rrethimit (1992-96), organizuar nga njësitë e Radovan Karaxhiqit e Ratko Mlladiqit, çështje për të cilën prokuroria italiane ka nisur hetime. Stojkoviq ka publikuar pamje të Aleksandar Vuçiqit nga ajo periudhë, ku ai shihet duke mbajtur […]

Zbardhen vendimet e mbledhjes elektronike të Qeverisë: Kursime, riformulime dhe një emërim në ARC

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, sipas tabelave të specifikuara në aneksin A (Kursimet) dhe aneksin B (Ndarjet). Gjithashtu, është miratuar edhe kërkesa tjetër e Ministrisë së Financave për riformulimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë […]

Pagesa për punë të pakryera: Aktakuzë për dy zyrtarë për projektin e lapidarëve në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren (Departamenti i Krimeve të Rënda) ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve A.E. dhe L.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se këta të fundit, në cilësi të personave zyrtarë, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas aktakuzës, nga 20.10.2023 e tutje, të pandehurit lidhur me projektin […]

Oferta tejkalon kërkesën: Presioni mbi çmimet e naftës rritet ndërsa prodhimi global shtohet

Çmimet e naftës shënuan rënie sot, teksa shqetësimet për një rimëkëmbje të ofertës globale dhe perspektiva e dobët e kërkesës vazhduan të ushtrojnë presion mbi tregun. Nafta e papërpunuar ndërkombëtare (Brent) u tregtua me 62.51 dollarë për fuçi (09:36 sipas kohës lokale/06:36 GMT), duke shënuar një rënie prej 0.03% nga mbyllja paraprake prej 62.53 dollarësh, […]

Refuzimi i bankave serbe: Bislimi njofton Sorensenin për bllokimin e fondeve për Luginën

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës, njoftoi të enjten se ka informuar të dërguarin e posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, rreth refuzimit të mjeteve financiare nga një bankë serbe, të destinuara për shqiptarët në jug të Serbisë. Bislimi, përmes një postimi në Facebook, saktësoi se 3.650 fëmijë shqiptarë në Luginë përdorin 35.448 tekste shkollore […]