Gjatë takimit në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet nga një gazetar se sa larg do të shkonte përgjigja e SHBA-së në rast të një përshkallëzimi të luftës nga ana e Putinit. “Mos më bëni një pyetje të tillë”, reagoi i tensionuar Trump. Ai shtoi […]
Deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orën 11:00, në atë që shënon përpjekjen e 47-të për konstituimin e tij. Që nga seanca e parë më 15 prill, legjislativi ka dështuar në 46 tentime radhazi për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Bllokada aktuale politike buron […]
Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi të hënën se Serbia dhe Kina do të zhvillojnë stërvitjen e tyre të parë të përbashkët ushtarake më vonë gjatë këtij muaji. Zëdhënësi i Ministrisë, Koloneli Jiang Bin, saktësoi se në stërvitjen e koduar “Paqeruajtësit 2025” do të marrin pjesë forcat speciale të të dyja vendeve dhe ajo do të […]
Ka përfunduar operacioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për prishjen e objekteve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit. Mbrëmjen e së hënës, pas një aksioni që ka zgjatur mbi një javë, është shembur edhe objekti i fundit i ndërtuar pa leje në këtë zonë turistike malore. Edhe shembja e këtij […]
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar lart progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se negociatat e anëtarësimit po përparojnë me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë. Komisionerja madje përmendi vitin 2027 si një objektiv ambicioz por të arritshëm për përmbylljen e bisedimeve […]
Richard Grenell, i dërguari për misione speciale i Presidentit Donald Trump, po gjeneron tensione të brendshme në Departamentin e Shtetit, teksa kritikët pohojnë se “veprimtaria e tij autonome” minon diplomacinë amerikane dhe cenon sigurinë kombëtare. Kontradikta e fundit lidhet me një tentativë të pasuksesshme për lirimin e shtetasve amerikanë të ndaluar në Venezuelë, e cila […]
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, për ta falënderuar për mbështetjen e tij në përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai e përshkroi bisedën me homologun e tij amerikan si “shumë të mirë” dhe konstruktive. Zelensky bëri të ditur se […]
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur pasditen e së dielës në Aeroportin Southend të Londrës, ku një avion i vogël është rrëzuar dhe ka shpërthyer menjëherë në flakë. Policia e Essex-it konfirmoi se avioni 12-metërsh u përfshi nga flakët, ndërsa kompania holandeze Zeusch Aviation pranoi se fluturimi i saj SUZ1 ishte “përfshirë në një […]
Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se bllokada tre-mujore e Kuvendit po prodhon pasoja të drejtpërdrejta dhe të dëmshme për qytetarët e vendit. Sipas tij, pasoja më e rëndë e kësaj krize institucionale është pamundësia e Kosovës për të përfituar nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. “882 milionë […]
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar një kontingjent të ri autoblindash të prodhimit amerikan, duke shtuar kapacitetet e saj operacionale. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për mediat. Ministria nuk ka dhënë detaje specifike për numrin e mjeteve apo për destinimin e tyre, por ka bërë të ditur se […]