VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën r*dikale të BDI-së

VLEN përmes një komunikate thekson se “është mirë që një pjesë e BDI-së për çështjen e riorganizimit të ministrive tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive. “Pas bojkotit të votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive […]

‘Kosova atdheu im’, Mickoksi në ardhje i reagon ashpër kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi: “Të kërkojë falje urgjentisht, Maqedonia është atdheu i tij, jo Kosova”

Kryeministri në ardhje i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoksi, e ka qortuar Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, për deklaratën që e ka bërë se atdheu i tij është Kosova, duke i kërkuar që menjëherë të kërkojë falje për këtë. Këto komente, Mickoski i ka bërë në një konferencë për media pasi që mori mandatin për […]

Ceremonia e betimit, BE i reagon Siljanovskës që iu referua shtetit të saj si ‘Maqedoni’

Bashkimi Evropian ka reaguar pas ceremonisë së betimit të Gordana Siljanovska -Davkova në postin e Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut të cilës i është referuar vetëm si Maqedoni. Po ashtu sot është kryer edhe ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së shefit të shtetit. Por, kjo ka nxitur reagimin e Brukselit. “BE shpreh keqardhje […]

Siljanovska gjatë fjalimit i referohet shtetit të saj vetëm si “Maqedoni”, ambasadorja greke lëshon sallën

Ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut, Sofija Filipidu, lëshoi seancën e inaugurimit të presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova. Largimi është në shenjë proteste, sepse Siljanovska-Davkova në betimin solemn për presidente nuk e përdori emrin Kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut, por Maqedonia. Siç bëjnë të ditur nga Ambasada e Greqisë, Filipidu u largua nga […]

Takimi me VMRO-DPMNE, VLEN-i thotë se negociatat po shkojnë në drejtimin e duhur

Bashkim Bakiu nga VLEN pas përfundimit të takimit mes liderëve të koalicionit VLEN dhe Hristijan Mickoskit, liderit të VMRO-DPMNE-së ka theksuar se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur. “Negociata shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të informoheni me komunikatë për detaje, nga e hëna fillojnë të formohen edhe grupet për të […]

Sela flet hapur për Kurtin: Kam zhgënjim, e përkraha hapur, ndoshta kam gabuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, foli për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sela deklaroi se ka momente të zhgënjime me Kurtin. “Nëse unë them që nuk ka pasur dorë, vetë fakti që rreshtoheshin cdo ditë dhe bënin fotografi me kryeministrin e Kosovës flet që është anim realisht. Unë kam vlerësuar që është sjellje […]