Politikanët serbë mburren me praninë në Kosovë” – ky ishte titulli i një artikulli të publikuar nga BIRN më 23 dhjetor 2008, vetëm disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan KosovaNews. Në atë kohë, dy ministra të Qeverisë së Serbisë – Goran Bogdanoviç, ministër për “Kosovë e Metohi”, dhe Milan Markoviç, ministër i […]
Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot ka theksuar seriozitetin e situatës së dezinformimit në rajonin tonë dhe rrezikun që ai paraqet për stabilitetin social dhe politik. Franca po ndërmerr hapa ndaj luftimit të dezinformatës edhe në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, ku sipas Guerot ka shumë aktorë që do të donin të krijonin përsëri kaos. […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se “kur hetohen Radojiçiqat dalin bashkëpunëtorët e tyre”, duke aluduar në gazetarë. Ajo tha se gjatë hetimeve kanë dalë shumë prova, duke shtuar se “ata e dinë kush janë, e kanë mizën pas veshi”. Kështu u shpreh ajo në konferencë për media, teksa foli për arrestimin e djeshëm të […]
Posta e Kosovës ka marrë zyrtarisht në posedim pronat e saj në Graçanicë dhe Shtërpcë, të cilat deri në fillim të këtij viti ishin shfrytëzuar nga një operator ilegal. Pas përfundimit të procedurave ligjore, këto objekte janë regjistruar si pronë e ligjshme e “Postës së Kosovës” dhe do të vihen në shërbim të plotë të […]
Apple po e quan iPhone 17 Pro “iPhone-in e saj më të përparuar ndonjëherë” dhe hardueri sigurisht e mbështet këtë. Ai prezanton një sistem të ri menaxhimi termik me një dhomë avulli për të mbajtur performancën të qëndrueshme, dhe fuqizohet nga çipi A19 Pro, për të cilin Apple thotë se ofron performancë 40 përqind më […]
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë për spiunazh me detaje tronditëse, duke akuzuar një person me inicialet H.S. se ka shërbyer si informator i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë (BIA), madje edhe gjatë kohës kur ishte pjesë e organizatës terroriste ISIS në Siri. Sipas aktakuzës, i pandehuri H.S., i cili në nëntor të […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore kundër atyre që ajo i ka quajtur “të ashtuquajtur gazetarë”, të cilët, sipas saj, po përndjekin dhe rrezikojnë sigurinë e vajzave të saj të mitura. Reagimi i ashpër erdhi pas një tjetër tentimi për incizim të paautorizuar të […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike pranë mureve të Kalasë së qytetit. Viktima është identifikuar si Mehmet Krasniqi. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, një dëshmitar okular ka raportuar se fillimisht ka dëgjuar një rënkim dhe më pas ka parë viktimën të mbërthyer […]
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka konfirmuar arrestimin e shtetasit të Kosovës, Hazir (Arif) Haziri, nga autoritetet serbe dhe ka lëshuar një thirrje urgjente për të gjithë qytetarët që të shmangin kalimin tranzit nëpër Serbi për arsye sigurie. Sipas njoftimit zyrtar, Haziri u ndalua ditën e hënë, më 8 shtator 2025, në […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se hapat për caktimin e mandatarit të qeverisë së re do të ndërmerren menjëherë pas përfundimit të këtij muaji. Kjo pritje vjen si pasojë e një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me konstituimin e Kuvendit, një proces të cilin Presidentja, në linjë me Lëvizjen Vetëvendosje, e konsideron […]
