Balotazhi për Prishtinën, anketa e KosovaPress nxjerr Ramën para Çekut

Një anketë e realizuar nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress në Facebook, me pyetjen “Kush e fiton Prishtinën në balotazh?”, ka reflektuar opinionin online të qytetarëve për dy kandidatët kryesorë. Nga ky sondazh jozyrtar, 54.3% e pjesëmarrësve janë deklaruar në përkrahje të Përparim Ramës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa 45.7% kanë mbështetur Hajrulla Çekun […]

PDK refuzon Konjufcën dhe këmbëngul në zgjedhje: Zvarritja po thellon krizën

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se mandatimi i Glauk Konjufcës nga Lëvizja Vetëvendosje përbën humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të krizës institucionale. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u ripërsërit njëzëri qëndrimi se PDK nuk do të japë votë për asnjë mandatar nga LVV. Sipas tyre, tashmë është e qartë që askush nuk […]

Mandatimi i Konjufcës, opozita akuzon LVV-në për zvarritje të zgjedhjeve

Një ditë pas mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar votat e partive ish-opozitare për një qeveri kalimtare afatshkurtër, me qëllim votimin e buxhetit 2026 dhe miratimin e fondeve të BE-së. Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë deklaruar se nuk do të votojnë për […]

Akuza për gjuhë denigruese: Përplasja e ashpër mes Berishës dhe Osmanajt për termin “furragji”

Një deklaratë e Zafir Berishës gjatë një emisioni televiziv, ku përdori termin “furragji” për qytetarët e Hasit, ka nxitur reagimin e ish-kandidatit të LDK-së për deputet, Shaban Osmanaj. Osmanaj e cilësoi gjuhën e Berishës si “denigruese, të papranueshme dhe ofenduese jo vetëm për banorët e Hasit, por për të gjithë ata që respektojnë dinjitetin dhe […]

Dyshime për vrasje në Tetovë: Një 25-vjeçare nga Kosova gjendet e pajetë pas tregut të gjelbër

Trupi i pajetë i një 25-vjeçareje nga Kosova, e cila supozohet të jetë studente, është gjetur në Tetovë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00. Dyshimet fillestare anojnë nga vrasja, por autoritetet nuk përjashtojnë as pista të tjera hetimi. Sipas AlsatMk, trupi u zbulua nga kalimtarë të rastit në afërsi të tregut […]

“Kemi punuar në heshtje” – Kurti publikon për herë të parë letrën ku kërkon lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye ligjore apo morale për mbajtjen në paraburgim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë. Në një postim në Facebook, Kurti tha se ka punuar në heshtje për çështjen e tyre, duke theksuar se “puna më efektive shpesh bëhet […]

Xhavit Haliti: Glaukun e respektoj si njeri, por si politikan nuk duhet të votohet për Kryeministër

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të martën ka mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër të Kosovës. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili në një prononcim për Front Online e ka cilësuar këtë veprim si një formalitet kushtetues, që sipas tij, nuk pritet të […]

Nëna e Astrit Deharit: “Prokuroria s’ka punë me Vetëvendosjen, Astriti u vra në burg për arsye politike”

Në nëntëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, prindërit e tij, Xhemile dhe Avni Dehari, kanë përsëritur kërkesën e tyre për drejtësi dhe zbardhje të plotë të rastit. Pas homazheve të mbajtura pranë varrit të djalit, ku morën pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, familjarët shprehën pakënaqësinë e tyre […]

Nëntë vite pa zbardhje: Albin Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin – “Ky krim është plagë e hapur për Kosovën”

Sot shënohen nëntë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, rast i cili edhe pas kaq shumë kohësh vazhdon të mbetet i pazbardhur. Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, bëri homazhe pranë varrit të Astritit, duke theksuar nevojën urgjente për drejtësi […]