Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës hyn në agjendë për të hënën

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka hyrë në agjendën e këtij institucioni për ditën e hënë. Sipas publikimit të agjendës së Komitetit të Ministrave, bëhet e ditur se pika 2.4 do të jetë për aplikimet për anëtarësim. Në bazë të kësaj agjende, nuk bëhet e ditur se për anëtarësimin e cilit […]

Peci: “Shfaqja e ushtrisë është një flm tjetër i Vuçiçit, populli serb e di se ushtria e tyre s’mund ta kalojë kufirin e Serbisë”

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka reaguar ndaj të ashtuquajturës paraqitje e aftësive të Forcave të Armatosura të Serbisë “Granit 2023”. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë ceremoni kanë qenë përfaqësuesit e Republikës Serbe të Bosnjës dhe ata të Listës Serbe. Sipas tij, kjo është një maskaradë e idesë […]

Kurti: Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare të luftës, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake në Batajnicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ushtrimeve që sot ushtria serbe ka mbajtur në Batajnicë. Kurti ka rikujtuar faktin se në Batajnicë janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës. Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se në vend të ndërtimit të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia […]

Vuçiq thotë se pas 23 prillit në veri të Kosovës do të ketë “pushtim të plotë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët e Kosovës janë në një situatë të vështirë, pasi që ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në veri të Kosovës më 23 prill. Sipas tij, pasi të formohen autoritetet e reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq […]

Brenda kontejnerëve për votim, pikat alternative monitorohen nga Policia e Kosovës dhe helikopter! (Video)

Nga stacionet policore, kontejnerët që do të përdoren si qendra votimi në zgjedhjet e së dielës në veri, janë shpërndarë nëpër terren. Objekte të tilla janë vendosur në 13 lokacione në katër komunat me shumicë serbe. TV Dukagjini raporton se të gjitha pikat alternative po monitorohen nga Policia e Kosovës e madje, vërehen edhe patrullime […]

BE kërkon krijimin e kushteve për zgjedhje të qeta në veri: Zhgënjyes refuzimi i Listës Serbe

Bashkimi Evropian tha se Kosova dhe Serbia e kanë detyrë që ta bëjnë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe njëkohësisht të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë demokratike dhe paqësore. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ripërsëriti zhgënjimin e vendeve anëtare të BE-së për […]

Lista Serbe u bën thirrje serbëve që të bojkotojnë zgjedhjet dhe të shikojnë me përbuzje ata që votojnë

Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos dalin në zgjedhjet e së dielës së 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës. Përmes një deklarate publike, kjo parti serbe e dirigjuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës “për bojkot të përgjithshëm […]

Presidentja në Ditën e Bajramit: Le të shërbejë kjo festë për t’u afruar me njëri-tjetrin

Në ditën e Fitër Bajramit, Presidentja Vjosa Osmani uron që kjo festë të shërbejë për t’u afruar me njëri-tjetrin. Presidentja Vjosa Osmani nis shkrimin e saj me urimin që festa e Fitër Bajramit të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. “Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Kjo festë […]