Trupi gjykues urdhëron palët të gjejnë zgjidhje për të garantuar publicitet të seancave

Trupi gjykues në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), ka urdhëruar palët që deri më 31 maj të gjejnë zgjidhje për të garantuar publicitet të seancave në këtë proces. Pasi katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) kanë dëshmuar në seanca private, kryegjykatësi Charles Smith ka thënë se kjo është bërë për […]

Zvicra me vendim për heqjen e vizave për kosovarët, jep një sqarim për ata që duan të punojnë

Këshilli Federal i Zvicrës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se sot kanë aprovuar ndryshimet e nevojshme në përputhje me vendimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët. Nga 1 janari 2024, kosovarët s’do të jenë të detyruar të pajisen me vizë nëse dëshirojnë të vizitojnë Zvicrën […]

Gjermanët dhe britanikët ia kërkojnë draft statutin e Asociacionit – Lajçak ia solli metodologjinë, a do të lëviz Kurti?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i kërkojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta përgatis një draft për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Abbott i kërkoi që statutin ta hartojë duke u mbështetur në vizionin që ai e prezantoi në takimin e fundit me […]

Kosovën e ka pjesë të rëndësishme të CV-së, diplomati gjerman merr pozitë të lartë në NATO

Diplomati gjerman me përvojë, Boris Ruge, ka marrë pozitën e asistentit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së për çështje që ndërlidhen me politikën dhe sigurinë. Kështu ka konfirmuar një zëdhënës i NATO-s të martën. Ruge do ta zëvendësojë gjermanen Bettina Cadenbach e cila ka mbajtur këtë pozitë që nga viti 2019. Diplomati gjerman përgjatë karrierës […]

“Korrupsion e mashtrim”, Prokuroria Speciale jep detaje rreth aksionit ndaj ish-drejtuesve të NPB-së

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bazuar në urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, në orët e hershme ka filluar kontrollin në 12 lokacione të ndryshme, me qëllim të sigurimit të provave. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale kontrolli […]

Vela: Grupet kriminale në veri të Kosovës po angazhohen për tubimin e Vuçiqit më 26 maj

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se grupet ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri po angazhohen për të detyruar serbët e Kosovës që të marrin më në masë pjesë në tubimin e organizuar në Beograd më 26 maj nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. “Po përgatiten listat […]