Kurti paralajmëron vendimin final brenda pak orësh, a është Andin Hoti emri i papritur?

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se zbardhja e emrit të Presidentit të ri është tashmë “çështje orësh”, derisa po u përgjigjej mediave kalimthi gjatë hyrjes në ambientet e Kuvendit për mbledhjen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. I pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi identitetin e kandidatit, kreu i ekzekutivit pranoi se edhe ai vetë […]

Kuvendi në alarm për presidentin – zbardhet ora e seancës dhe emri i mundshëm

Sot pritet të zhvillohet seanca e Kuvendit kushtuar zgjedhjes së presidentit, një lëvizje kjo që ka prodhuar një tension të lartë dhe interesim të jashtëzakonshëm në mbarë vendin. Burime të mirinformuara të “Indeksonline” brenda legjislativit bëjnë me dije se thirrja e deputetëve mund të ndodhë rreth orës 13:00, ose eventualisht gjatë orëve të vona të […]

Kurti në avantazh, opozita në paradoks: Ramadani zbardh prapaskenat se pse VV nuk do t’ua “falë” presidencën

Njohësi i rrethanave politike, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër rreth zhvillimeve për postin e Presidentit dhe takimeve të ndara që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, zhvilloi me Bedri Hamzën e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së. Ramadani i ka kritikuar dy subjektet opozitare, duke vënë në pah se ato shfaqen të gatshme për pakt me […]

“Mossad-i” serb si mjet kërcënimi: Sveçla zbardh prapaskenat e rrezikshme pas deklaratave të Vulinit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek politika antiserbe. Vulin, në një emision në mediat serbe, ka thënë se Serbia duhet të veprojë […]

Kushti i Nait Hasanit për votën ndaj Andin Hotit: Çka do të bëjë deputeti i opozitës në seancën për presidentin?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka dhënë vlerësimin e tij rreth nominimit të mundshëm të Andin Hotit për postin e Presidentit nga radhët e mazhorancës. Hasani bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar apo bisedë nga ana e z. Hoti rreth kësaj çështjeje. Në një prononcim […]

“Ofendim për Republikën”: Shala sulmon ashpër Andin Hotin dhe paralajmëron Kurtin për kandidaturën presidenciale

Azdren Shala ka analizuar raportimet e fundit sipas të cilave Andin Hoti mund të propozohet zyrtarisht si kandidat për postin e Presidentit të Republikës. Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Kosova Live”, Shala ka përdorur tone mjaft të ashpra, duke e cilësuar Hotin si një figurë “të padijshëm dhe të pandershëm”. “Andin Hoti karakterizohet nga mungesa e […]

“Cila familje e ka radhën?”: Behrami akuzon Kurtin për instrumentalizim politik të familjeve emblematike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar veprimtarinë e tij si një “instrumentalizim të qëllimshëm të familjeve për përfitime politike”. Përmes një reagimi të ashpër në profilin e tij në Facebook, Behrami ka listuar disa prej familjeve që, sipas pretendimeve të […]

Mes krizës për kreun e shtetit, Blero “shfaq” ambiciet: Jam i hapur për postin e Presidentit

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një deklaratë të bërë së fundmi në rrjetet sociale. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ironizuar me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit, duke thënë se është i hapur për këtë pozitë. “Jam i hapur për pozitën e Presidentit”, ka shkruar Blero.

Krisje e thellë në GUXO, Donika Gërvalla del kundër mandatit të dytë për Vjosa Osmanin

Partia GUXO ka zhvilluar një mbledhje gjatë orëve të mbrëmshme, ku sipas informacioneve që posedon Sinjali, temë bosht e diskutimit ka qenë pozicionimi karshi një mandati të dytë presidencial për Vjosa Osmanin. Burime brenda takimit bëjnë me dije se ministrja Donika Gërvalla, aktualisht figuron si një ndër zërat më kritikë dhe kundërshtuesit kryesorë të rizgjedhjes […]