Moti për javën e parë të muajit mars do të jetë me shi dhe me intervale dielli. Sipas Prishtina Wather, shi do të ketë ditën e martë dhe të enjte dhe borë në viset malore. Temperaturat zbresin edhe përreth vlerave mesatare, nga 14 gradë celsius në fillim të javës deri në 8 gradë celsius, ato […]
Kosova po bëhet vend tërheqës për punëtorë të kualifikuar nga kompanitë e ndryshme të Evropës. Ka shënuar ngritje numri punëdhënësve nga shtetet e ndryshme të Evropës që po kërkojnë punëtorë në vendin tonë, përmes konkurseve elektronike. Numri i shpalljes së konkurseve të punës nga kompanitë private dhe institucionet e ndryshme publike në Kosovë, po ashtu […]
Eurodeputeti Thijs Reuten në Komitetin e Punëve të Jashtme, tha se duhet të ndërmerren veprime vendimtare kundër destabilizuesve si Aleksandër Vuçiqit dhe Millorad Dodikut. Ai ka shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Bashkimit Europian se nuk po bën sa duhet për të sheshuar trazirat politike në Ballkanin Perëndimor. Eurodeputeti holandez mendon se presidenti Vuçiq po e […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mori pjesë në Forumin e Antalias, ndërkaq gjatë vizitës në Turqi ka takuar presidentin Recep Tayyip Erdogan. Osmani ka falënderuar presidentin turk për mbështetjen ndaj Kosovës. “Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën! Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe […]
Tre zyrtarë të njësive elitare të Policisë së Kosovës janë futur në sistemin e kërkimit të Interpolit, pas kërkesës së shtetit rus. Sipas burimeve të Paparacit, në listën e Interpolit janë futur shefi i njësitit elitar të Policisë së Kosovës, ‘FIT’, Alban Jetullahu, shefi i ‘RSU’, Besart Ahmeti, si dhe një zyrtar tjetër i Policisë […]
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë së fundmi ka organizuar një punëtori interaktive të fokusuar në krijimin e identitetit digjital dhe proceset e nënshkrimit elektronik, ku morën pjesë ekspertët e industrisë Agim Kukaj, Drejtor i Departamentit të TIK në Ministrinë e Ekonomisë, si dhe Gazmend Selmani nga PBC Group. Përmes një njoftimi për media nga OEAK-ja, […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ajo përmes një postimi në X, ka thënë se i uron gjithë popullit të këtij vendi suksese dhe prosperitet, ndërsa ka thënë se do të vazhdojnë të forcojnë lidhjet ndërmjet dy vendeve.
Kapiteni Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës është shpallur në kërkim nga Rusia. Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se ndaj Ahmetit, Rusia ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar. Fletarresti ndaj tij vjen pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj fletarrestit […]
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Adelina Ismaili ka njoftuar se është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK. Siç ka shkruar ajo në “Facebook” ndalimi i “Show i së premtes” u bë nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. “Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim tête-à-tête dhe pastaj drekë pune me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. Bëhet e ditur se temat qendrore në këtë takimin e dytë bilateral, pas atij në Prishtinë në janar të këtij viti, ishin marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, tregtisë e teknologjisë, dhe […]
