Homazhe për Alexei Navalny në Prishtinë

Sonte, në ora 18:00 do të mbahen homazhe për Alexei Navalnyn, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rusisë. Përfaqësues të shoqërisë civile këtë do ta bëjnë duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalnyt, edhe si protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë. Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny […]

Mishetiq emërohet kryembrojtës i Thaçit

Luka Mishetiq është emëruar udhëheqës i ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi. Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Fidelma Donlon, e ka bërë emërimin e tij pas konfirmimit sa nga ekipi mbrojtës janë larguar Gregori Kihou dhe Xho Rider. Më 19 janar administratorja e kishte njoftuar panelin përmes një letre të dërguar nga Thaçi […]

Hovenier te shtatorja e Clinton: Ai u përkushtua personalisht për Kosovën, mund të thoni ‘është presidenti ynë’, s’mund t’ju kundërshtoj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka kujtuar ish-Presidentin amerikan, Bill Clinton në shënimin e Ditës së Presidentit Amerikan, në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë. Pranë shtatores së Clintonit, Hovenier foli për “lidhjen e fortë të SHBA-së me popullin e Kosovës”, që siç tha ambasadori, “mishërohet kaq qartë nga […]

Kongresisti Torres: Pavarësia e Kosovës, histori suksesi e SHBA-së

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, shtetin e Kosovës e ka konsideruar storje suksesi për Amerikën dhe demokracinë në Ballkan. Përmes një shënimi në platformën X, ai ka thënë se ndjehet krenar që përfaqëson Bronxin në Kongres, vend ku që është shtëpi e mijëra shqiptarëve, shkruan Reporteri.net. “Kam pasur nderin të festoj 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, […]

Arrestohen katër persona të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri, tre të tjerë në kërkim

Policia e Prishtinës ka arrestuar katër persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në një rast të gjuajtjes me armë zjarri. Policia ka sekuestruar po ashtu dy armë zjarri. Në kërkim janë edhe tre persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast. “Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit […]