Ambasadori gjerman në Republikën e Kosovës, Jorn Rohde, është shprehur i lumtur me arritjen e Kosovës në përmirësimin e rezultateve në luftimin e korrupsionit. Bazuar në vlerësimet e “Transparency International”, Kosova gjatë vitit 2024 është renditur e 73-ta në nivel global, dhe e dyta në rajon. Krahasuar me vitin 2023, kjo është një rritje prej […]
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Getoar Mjeku, ka njoftuar se LVV ka paraqitur ankesë për pasaktësitë, sipas tij, në rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur më 09.02.2025. Sipas Mjekut, 716 vota të LVV-së i janë regjistruar gabimisht subjektit politik Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar. Sipas tij, këto pasaktësi kanë ndodhur në qendrat: 0104/01 ShFMU […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre drejtuar përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka informuar dhe denoncuar shtypjen sistematike që regjimi serb dhe Beogradi zyrtar po ushtrojnë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kurti ka theksuar se shqiptarët në këtë rajon përballen me […]
Nesër në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së tha për KosovaPress, se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me rregulloren zgjedhore të KQZ-së do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike. “Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të […]
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka bërë të ditur se tre persona dyshohen për rastin e sulmit dhe kanosjes ndaj anëtarëve të YTHP-së në Prizren, ndërkohë që për dy prej tyre është nxjerrë vendimi për ndalimin 48 orësh. Në këtë rast të ndaluarit janë Fikrim Damka, kryetar i KDTP-së dhe ministër i […]
Deri tani në Mitrovicë deri tani janë numëruar 89 për qind të votave. Kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza po mposhtet nga kandidati për kryeministër nga radhët e LVV, Albin Kurti. Renditja e partive politike:
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK-ja ka nisur rikthimin e saj të fuqishëm në Gjilan. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Haziri falënderoi qytetarët që morën pjesë në fushatën elektorale dhe mbështetën programin e partisë. “Ky është vetëm fillimi i procesit të rikthimit të LDK-së në Gjilan, […]
Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvëndëskryeministria, Emilija Rexhepi, ka shpallur fitore në zgjedhjet nga komuniteti boshnjak. Përmes një njoftimi në facebook, ka njoftuar se Partia e Re Demokratike (NDS) është partia politike më e votuar në komunitetin boshnjak dhe fituesja e Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2025. “Partia e Re Demokratike (NDS) është partia politike më […]
Presidentja e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Iratxe García Pérez, një nga figurat më të rëndësishme të politikës evropiane, ka uruar Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Ajo ka theksuar se mbeshtet fuqishëm angazhimin e Kurtit për një qeverisje sociale, të drejtë duke dhe me qëndrimin të fortë kundër […]
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se qytetarët kanë votuar që opozita të udhëheqë me vendin, duke deklaruar se ai do t’iu ofrojë qytetarëve qeverisjen që duan. Hamza ka thënë të hënën në një konferencë për media se PDK-ja s’do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. “Vetëvendosja ka […]