Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pejë. Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë. “Personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë mbrëmë në Pjesë, është arrestuar pas lokalizimit nga policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodh pas një pune intensive […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë. Gjatë takimit, Osmani i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës. […]
Arratisja e Enver Sekiraqës ka qenë e pritshme sipas Shefqet Rizës, babait të Triumf Rizës. Në një prononcim për TV Dukagjinin, ai tha se Sekiraqa nuk është dashur asnjëherë të shkojë në arrest shtëpiak dhe se një gjë të tillë vazhdimisht e ka kundërshtuar. “Ka qenë e pritshme sepse në disa seanca kanë propozu mbrojtja […]
Operacioni policor i realizuar sot në veri të Kosovës, ku u mbyllën gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë; Rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë, Rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë, dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen […]
Kryeministri Albin Kurti sot në Prizren gjatë një takimi që pati me të rinjtë në këtë qytet ka folur pak për dy projekte të rëndësishme infrastrukturore, rrugën Prizren-Tetovë dhe hekurudhën që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën. Kreu i Qeverisë ka thënë se këto projekte do të kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve, shkruan […]
Më 15 dhe 16 maj do të mbahet Samiti Rajonal i Liderëve në Kotorr të Malit të Zi. Aty do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër, Vuçiq. Axhenda e plotë e samitit është publikuar në media, ku pjesëmarrës pritet të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri […]
Të premten në mbrëmje ka ndodhur një rast i tentim vrasjes në rrugën ‘Tranziti i ri’ në Prizren, ku një personal është sulmuar me thika. Dy të dyshuarit që tashmë janë identifikuar ndodhen akoma në arrati, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit janë babë e bir, Hamdi Zulfaj (54) dhe Rilind […]
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Regjimenti i tretë i Këmbësorisë, i është bashkuar 43 shteteve që po marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha, i cili realizohet në Izmir të Republikës së Turqisë dhe udhëhiqet nga Armata Egjeane Turke. Sipas FSK-së, ushtrimi ka për qëllim prezantimin e aftësive […]
Policia e Kosovës njoftoj se të premten se një serb është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë. I dyshuari është arrestuar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në Zveçan në maj të vitit 2023. Konkretisht në protestën e madhe që ka ndodhur me 29 maj, ku janë plagosur disa ushtarë të KFOR-it. […]
Në Administratën Tatimore të Kosovës u mbajt takimi mes Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe ATK-së, ku u diskutua për sfidat dhe mundësitë në luftën kundër korrupsionit përmes hetimeve tatimore. Në këtë takim përfaqësuesit gjerman theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar fenomenin e korrupsionit, duke e vlerësuar ATK-në si një […]