Kurti iu adresohet qytetarëve pas arrestimeve në MINT! Nuk ka kurrfarë keqpërdorime…

Pas një aksioni të sotëm të Policisë së Kosovës, u arrestuan disa zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur rezervat shtetërore. Pas këtyrë zhvillimeve ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se Qeveria ka gjetë Kosovën me rezervë shtetërore prej 300 mijë eurosh e të njëjtën […]

Hajdari: ‘Policia në kundërshtim me ligjin ka marr dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore’

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media ka folur për ngjarjet e sotme në këtë ministri, ku dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit […]

Reportazhi francez i vitit 1998 tregon sesi UÇK-ja i kishte ruajtur manastiret serbe në Rahovec

UÇK-ja vazhdimisht ishte përkujdesur ndaj objekteve fetare, veçanërisht ndaj objekteve ku ritualet fetare i kryente popullsia serbe gjatë kohës së luftës. Demokracia.com ka siguruar një reportazh të agjencisë franceze të lajmeve AFP, të datës 17 gusht 1998, të botuar edhe në të përditshmen Bujku. Reportazhi tregon sesi UÇK-ja i kishte mbrojtur manastiret serbe. Sipas reportazhit francez, […]

Klinaku thirrje institucioneve të Shqipërisë: Mos e ekstradoni Dritan Goxhajn në Hagë

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga Shqipëria që mos ta ekstradojnë Dritan Goxhajn në Gjykatën Speciale. Përmes një postimi në Facebook ai ka treguar arsyet pse Shqipëria nuk duhet ta dorëzojë atë. Sipas tij, Gjykata Speciale po i bazon provat mbi intervista e gazeta e […]

Shpallje në billbord: Amerika ofron shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione rreth sulmeve kibernetike në Mal të Zi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një shpërblim deri në dhjetë milionë dollarë për informacione që mund të ndihmojnë në ndriçimin e sulmeve kibernetike të kryera kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe siç deklarojnë ata, veçanërisht për sulmet në Mal të Zi gushtin e kaluar. Billborde, të cilat reklamojnë një shpërblim për […]

Shqiprim Arifi e quan Shaip Kamberin “deputet të Aleksandar Vuçiqit”

Politikani shqiptar i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi e ka quajtur deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin “deputet i Vuçiqit”. Ai kësaj akuze ia ka bashkëngjitur një video të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilën pretendon se e mbështet aludimin e tij për Kamberin. Në këtë video përfshihen edhe politikanë të […]

Raportohet se Policia po kryen aksion në lokalin dhe shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit. Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është […]