Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka marrë pjesë në një tubim madhështor me mbi 200 bashkatdhetarë në Dyseldorf të Gjermanisë. “Sot në Dyseldorf, në një tubim madhështor ku mbi 200 bashkatdhetarë u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre të palëkundur për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Mërgata jonë e fortë po dëshmon se zemra e saj […]
Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij derisa ka folur në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën. Aty ka thënë se shteti është tash më mirë “se që e gjetëm në pranverën e 2021-tës”. Kurti është shprehur i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, madje ka thënë se pret […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në një konferencë të titulluar “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”. Kurti në fjalën e tij ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se ka dalë ashtu siç ishte parashikuar për aspektin e emigrimit. Sipas Kurtit, pas liberalizimit nuk është rritur numri […]
Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi është qëlluar me armë zjarri. Incidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut. Viktima është plagosur me armë në këmbë, teksa sipas policisë, i njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në spital Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar te ky incident.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton ka folur edhe për mospajtimet që kanë qenë brenda Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvendin e Kosovës për çështje të caktuara. Kurti në fjalën e tij ka thënë se këto mospajtime kanë qenë të koncentruara më shumë tek disa. […]
Osmani përmes një postimi në Facebook është shprehur se këto foto janë nga darka e organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë. “Mbrëmë në Pallatin Elysee në Paris, në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë”, ka shkruar Osmani. Më poshtë postimi i plotë i saj.
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshje në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Lidhur me këtë rast deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, ka konfirmuar Ahmeti.
Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe modernizimi i Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), duhet të jenë ndër prioritetet në rajon, tha të premten i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav […]
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri në një debat në njërin nga televizionet në Kosovë më 03.10.2024, deri sa po diskutohej edhe për çështjen e veriut u drejtua me pyetjen “çka nëse nuk kishin ndërhy forcat e Kosovës qato që i kemi në rastin e Banjskës dhe të kishim pritë që NATO me na nxjerrë […]
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim tre shtetas të Shqipërisë të cilët dyshohen përfshirje në veprat penale që kanë të bëjnë me kultivim të bimëve narkotike dhe shpërndarjen e paautorizuar. Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, me autorizim nga organet e drejtësisë, shpall në kërkim […]
