Kryeministri Albin Kurti ka thënë se përderisa Milan Radoiçiqi vazhdon të jetë i lirë në Serbi do të jetë kërcënim për Kosovën, në një takim në Bruksel të mërkurën me ndihmëssekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien. Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit, kryeministri theksoi rëndësinë e arrestimit dhe ekstradimit […]
Dy pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi të arrestuar së fundmi në Kosovë do të suspendohen dhe do të fillojë procedura disiplinore për mosinformimin e eprorëve se do të udhëtojnë jashtë vendit, ka raportuar “Vijesti” të mërkurën. Rajko Krivokapiq, 34 vjeç dhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç u arrestuan për shkak se targat e automjetit […]
Presidentja Vjosa Osmani ia ka prezantuar presidentit të ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, dëshmitë për lidhjet e Serbisë me sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media të Presidencës së Kosovës, Osmani e Costa janë takuar në Bruksel në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Sipas […]
Kur Sokol Bashota u përball me deklaratat e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit, ku ata e kishin përmendur dëshmitarin si përgjegjës për komunikatat e UÇK-së për një periudhë kohore, i akuzuari Thaçi ngriti dorën duke kërkuar që të konsultohet me mbrojtjen e tij. Pas konsultimit, mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, gjyqtarit […]
Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të mbahet sot në Prishtinë. Sindikalistët po kërkojnë rritje të pagave dhe nënshkrim të kontratës kolektive. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se protesta do të mbahet në orën 12:30 dhe përmes saj kërkojnë edhe diskutim me ministren e Arsimit, Arbërie […]
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Jovan Viqentijeviq-it, të dyshuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok. Kjo erdhi pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Viqentijeviq-it, në të cilën thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se […]
Pas përfundimit të seancës dëgjimore, mbrojtësi i të dyshuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq tha para medieve se i mbrojturi i tij në gjykatore ka treguar për lëvizjet e tij në ditën kritike dhe se nuk ka lidhje me sulmin terrorist në Zubin-Potok. Avokati tha se në seancë Gjykata dëgjoi argumentet e prokurorit të shtetit […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajramin si ministre e skandaleve në dikasteret që ajo ka udhëhequr. “Këtu po na mungon ministrja më skandaloze e të gjitha qeverive pra Hykmete Bajrami të cilës i mungojshin 2.1 milionë euro nga avullimi që ka ndodhur në Thesarin […]
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) do të mbajë nesër protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media tha se nëse Qeveria dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hyjnë në grevë të përgjithshme. Ai ka […]
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka publikuar adresimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për media dhe ka thënë se për ata që ende nuk e kanë kuptuar, rrezik për serbët që jetojnë në Kosovë është vet presidenti i Serbisë. “Për ata që nuk e kanë kuptuar ende: Vuçiq është rrezik dhe jo mbrojtje […]
