Feraj “shkallëzon” fajin për masakrat: Nga ish-liderët te Gashi, ja si po i “shëron” Kurti plagët e trashëguara

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar prerë “lidhur me masakrën e Dubravës”, duke adresuar polemikat rreth ekspozitës së Shkëlzen Gashit dhe pretendimeve për të dhëna të pasakta. Për dallim nga qasjet e deritanishme, ai ka vlerësuar se “faji shkallëzohet në gradë”, duke përfshirë në këtë hierarki përgjegjësie edhe ish-krerët e shtetit, Hashim Thaçin dhe […]

Prokuroria Speciale vë në shënjestër Shkëlzen Gashin për “nxitje të përçarjes” dhe tjetërsim të fakteve të luftës

Prokuroria Speciale ka lëshuar urdhër “urgjent” për Policinë e Kosovës që të grumbullojë prova dhe informacione relevante lidhur me aktivitetin e Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës kontroverse që përmban pasaktësi mbi masakrat e luftës në Kosovë. Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, njëherësh bashkëpunëtor i Gashit, njoftoi se njësitet e Drejtorisë së Krimeve të Rënda […]

Drejt botërorit: mesazhi frymëzues i kryeministrit kurti pas përmbysjes epike të dardanëve ndaj sllovakisë

Pas përmbysjes spektakolare 4–3 ndaj Sllovakisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar me një mesazh emocional, duke e cilësuar këtë natë si fillimin e një kapitulli të ri për futbollin tonë. “Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të […]

Presidenti të zgjidhet për 34 ditë, ky është vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’. Në vendim e saj, Kushtetuesja thotë se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Lajmishqip sjell vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, lidhur […]

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentes dhe u jep afat deputetëve

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar sot vendimin përfundimtar lidhur me kërkesat për shpërndarjen e Kuvendit. Përmes këtij aktgjykimi, institucioni më i lartë juridik në vend ka konstatuar zyrtarisht se dekreti i fundit i Presidentes nuk prodhon asnjë efekt juridik mbi rendin kushtetues. Në njoftimin e Gjykatës bëhet e qartë se deputetët e […]

27 vjet nga kthesa historike: dita kur NATO ndërhynë për të shpëtuar Kosovën nga gjenocidi

Sot shënohet përvjetori i 27-të i fillimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe policore të Serbisë, një operacion ky që synonte ndaljen e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo ndërhyrje nisi më 24 mars 1999 dhe u shtri në një hark kohor prej 78 ditësh, pasi përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të […]

Goditet rrjeti “Kimisti” në Suharekë: detajet e aksionit ku u sekuestrua heroinë dhe armatim

Një operacion i gjerë policor kundër trafikut të lëndëve narkotike është realizuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Suharekës, ku njësitet e specializuara goditën një rrjet të dyshuar për veprimtari ilegale. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur zyrtarisht se si rezultat i aksionit të koduar si “Kimisti”, në pranga […]

Tragjedi në Majac të Podujevës: zbulohet identiteti i të dyshuarës që u gjet e plagosur pas vrasjes në veturë

Një ngjarje tejet e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Majac të Podujevës, duke mobilizuar forca të shumta policore në vendngjarje. Sipas informacioneve të para, një burrë është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti, ndërkohë që raportohet edhe për një grua të plagosur rëndë në rrethana ende të paqarta. Bazuar në burime nga […]

Haga në prag të vendimit: Avokati Musa Damati pret aktgjykim lirues për krerët e uçk-së pas procesit maratonik

Avokati Musa Damati ka shprehur pritshmëritë e tij për një aktgjykim lirues ndaj katërshes drejtuese të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit – të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë. Në një intervistë për Ekonomia Online, Damati ka sqaruar se në raste kaq voluminoze dhe procese maratonike, siç është […]