Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdekje, duke thënë se ky shtet ka kryer numrin më të madh të ekzekutimeve në vitin që lamë pas. Organizata Evropiane Saudite për të Drejta të Njeriut, e cila monitoron ekzekutimet në Arabinë Saudite, dhe organizata […]
Shamsud-Din Jabbar, një veteran i ushtrisë dhe shtetas amerikan nga Teksasi, është identifikuar nga FBI-ja, si i dyshuari në sulmin e së mërkurës në New Orleans. 42-vjeçari kishte punuar në role të ndryshme në ushtrinë amerikane, duke përfshirë burimet njerëzore dhe IT, përpara se të lirohej. Ai u vendos në Afganistan nga shkurti 2009 deri […]
Një person vdiq dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën kur një makinë Tesla që duket se transportonte fishekzjarrë, mori flakë dhe shpërtheu jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Las Vegas. Drejtori ekzekutiv i Tesla-s Elon Musk, tha të mërkurën pasdite në rrjetin X se “e kemi konfirmuar tani se shpërthimi […]
Bota festoi ardhjen e vitit 2025 me shfaqje spektakolare të fishekzjarrëve dhe jo vetëm. Zelanda e Re dhe Australia ishin disa nga vendet e para që festuan me shfaqje fishekzjarrësh në Sky Tower të Auckland dhe Harbour Bridge të Sydney. Ato u pasuan shpejt nga Azia, e cila pa shfaqje fishekzjarrësh në portin Victoria të […]
Një burrë drejtoi një ekskavator të vjedhur nga Grünsfeldi në Tauberbischofsheim të Gjermanisë. Policia mundi ta ndalonte vetëm duke e qëlluar, ku ai vdiq në vend. Gjatë udhëtimit të tij, siç raportojnë mediat gjermane, hajduti i ekskavatorit dëmtoi disa makina patrullimi dhe plagosi një oficer policie që ishte i bllokuar. Kjo është raportuar nga zyra […]
Hakerat kinezë depërtuan në disa kompjuterë të Departamentit amerikan të Thesarit dhe siguruan qasje në dokumente të paklasifikuara përmes një programi kompjuterik të një entiteti të tretë që ofron shërbime për departamentin, njoftuan zyrtarët të hënën. Departamenti i Thesarit nuk dha detaje se për sa kompjuterë bëhej fjalë apo se tek çfarë dokumentesh mund të […]
Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me kompaninë ruse Gazprom. Megjithë luftën mes dy vendeve, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha më 19 dhjetor se Kievi mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të kalimit të gazit rus, nëse pagesat për Moskën […]
Gjiganti shtetëror i Rusisë, Gazprom, ka thënë se e ka pezulluar furnizimin e Evropës me gaz përmes gazsjellësit që kalon nëpër Ukrainë, pasi Kievi ka refuzuar të nënshkruajë vazhdimin e kontratës që ka skaduar në fund të vitit 2024, dhe e cila është arritur para se të niste lufta e Moskës kundër Ukrainës. Ky vendim […]
Sirenat ajrore ranë në gjithë Ukrainës mëngjesin e së martës për të paralajmëruar për bombardime ruse, derisa në disa pjesë të kryeqytetit Kiev u dëgjuan shpërthime. Autoritetet lëshuan paralajmërime në rajonet Çernihiv, Sumi, Poltava, Luhansk, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Kiev, Çerkasi, Kriovohard dhe Vinitsia. Kryetari i administratës ushtarake në Kiev, Serhiy Popko, njoftoi për rënien e copëzave […]
Maysaa Sabreen është emëruar si guvernatorja e përkohshme e Bankës Qendrore të Sirisë sot, duke u bërë gruaja e parë që drejton bankën qendrore të vendit, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost. Sabreen ka qenë anëtare e bordit të drejtorëve në bursën e letrave me vlerë të Damaskut që nga dhjetori 2018, duke përfaqësuar bankën qendrore. Ajo […]
