Presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, ka publikuar mesazhin e tij të parë nga ekzili në Moskë, ku përshkruan situatën që la pas në vend dhe shpjegon se sipas tij, “nuk është larguar me paramendim”, por terrorizmi u përhap në gjithë Sirinë shpejt dhe si përfundim mori Damaskun. “Unë nuk u largova nga Damasku […]
Destabiliteti i Sirisë po shfrytëzohet si kurrë më parë nga Izraeli, i cili prej disa javësh po kryen sulme intensive ndaj këtij vendi. Mediat e huaja raportojnë se së fundmi shteti hebre sulmoi disa baza ushtarake në rajonin bregdetar sirian të Tartus dhe se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkaktoi një lëvizje në shkallën […]
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës dhe normalisht një shtyllë stabiliteti, po përballet me zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm, pasi kancelari Olaf Scholz humbi një votë besimi në Bundestag (Parlamenti gjerman). Sipas mediave të huaja, Qeveria e tij ra në nëntor, pas një mosmarrëveshjeje buxhetore, por koalicioni i tij kishte qenë i paqëndrueshëm […]
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se objektivi ishte Brigada e 23-të e Mbrojtjes Ajrore. Bombardimet e rënda, “më intensivet në rajon që nga viti 2012”, u nisën nga Izraeli të dielën mbrëma në zonën e Tartous në Siri, ku ndodhen bazat ushtarake ruse. Sipas mediave ndërkombëtare, objektivi i bombardimeve ishin njësitë ushtarake, […]
Një tren rus i nisur nga Krimea për të furnizuar me naftë forcat ushtarake të Moskës në Zaporizhzzhia, është hedhur në erë nga ukrainasit. Treni që transportonte 40 cisterna me naftë është sabotuar falë një operacionit të Inteligjencës ukrainase (SBU)) dhe ministrisë së Mbrojtjes, duke çuar kështu në zvogëlimin e kapaciteteve logjistike të ushtrisë ruse […]
Deobra Redden, 31 vjeç, është dënuar për sulmin ndaj gjyqtares Mary Kay Holthus, një ngjarje që ndodhi në janar të këtij viti, video e të cilit u bë mjaft virale. Redden po priste të njihej me dënimin për tentativë sulmi, kur gjatë seancës gjyqësore ai kërceu dhe kaloi mbi tavolinën e gjyqtares dhe e sulmoi […]
Qeveria izraelite miratoi të dielën një plan për të zgjeruar vendbanimet izraelite në Lartësitë Golan nën pushtimin e Izraelit, duke thënë se po vepron “në dritën e luftës dhe frontit të ri me të cilin përballet Siria”, si edhe nga dëshira për të dyfishuar popullsinë izraelite në Golan. “Forcimi i Golanit forcon shtetin e Izraelit […]
Trenat mund të lëvizin me shpejtësi 4800 km në orë në një tunel nënujor hipersonik që lidh Britaninë e Madhe me Shtetet e Bashkuara. Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, synon të realizojë projektin për lidhjen e Londrës dhe Nju Jorkut në vlerë prej 20 trilion dollarësh. Multimiliarderi prezantoi konceptin në vitin 2013, […]
I dërguari i ardhshëm i administratës së Donald Trump për paqen në Ukrainë, Keith Kellogg, ka thënë se një zgjidhje për luftën Rusi-Ukrainë mund të jetë e pashmangshme pas inaugurimit të presidentit amerikan në janar, përpara negociatave të mundshme të paqes. “Unë me të vërtetë besoj se kjo do të zgjidhet në muajt e ardhshëm”, […]
Presidenti i zgjedhur i SHBA’së, Donald Trump, e ka emëruar Richard Grenell të dërguar presidencial për misionet speciale, një post ku ai ka të ngjarë të drejtojë politika ndaj disa kundërshtarëve të SHBA-së, përfshirë Korenë e Veriut, raporton Reuters. “Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në botë, duke përfshirë Venezuelën […]
