Katër persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pak minuta pas ngritjes nga Aeroporti Southend në Londër. Tragjedia ndodhi të dielën rreth orës 16:00, kur fluturimi SUZ1 i kompanisë holandeze Zeusch Aviation u përplas brenda perimetrit të aeroportit. Ndërkohë, mediat britanike kanë publikuar pamje që tregojnë momentet e […]
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se po konsideron heqjen e shtetësisë së aktores dhe komedianes Rosie O’Donnell, pavarësisht një vendimi të Gjykatës së Lartë prej dekadash që e ndalon specifikisht një veprim të tillë. Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump shkroi se O’Donnell përfaqëson një “kërcënim për njerëzimin”. “Për faktin se […]
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se planifikon të mbajë një “deklaratë të madhe” lidhur me Rusinë javën e ardhshme. Në një intervistë për NBC News lidhur me luftën në Ukrainë, Trump shprehu zhgënjim me Moskën. “Mendoj se do të kem një deklaratë të madhe për Rusinë të hënën”, tha ai. Ai nuk […]
Në Berlin ka nisur një proces gjyqësor i përmasave të jashtëzakonshme, ku një mjek 40-vjeçar i kujdesit paliativ akuzohet se ka vrarë 15 pacientë me një koktej medikamentesh dhe më pas u ka vënë flakën banesave për të fshehur gjurmët. Prokuroria gjermane e ka ngarkuar të pandehurin, identifikuar si Johannes M., me 15 akuza për […]
Gjatë takimit në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet nga një gazetar se sa larg do të shkonte përgjigja e SHBA-së në rast të një përshkallëzimi të luftës nga ana e Putinit. “Mos më bëni një pyetje të tillë”, reagoi i tensionuar Trump. Ai shtoi […]
Richard Grenell, i dërguari për misione speciale i Presidentit Donald Trump, po gjeneron tensione të brendshme në Departamentin e Shtetit, teksa kritikët pohojnë se “veprimtaria e tij autonome” minon diplomacinë amerikane dhe cenon sigurinë kombëtare. Kontradikta e fundit lidhet me një tentativë të pasuksesshme për lirimin e shtetasve amerikanë të ndaluar në Venezuelë, e cila […]
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, për ta falënderuar për mbështetjen e tij në përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai e përshkroi bisedën me homologun e tij amerikan si “shumë të mirë” dhe konstruktive. Zelensky bëri të ditur se […]
Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur pasditen e së dielës në Aeroportin Southend të Londrës, ku një avion i vogël është rrëzuar dhe ka shpërthyer menjëherë në flakë. Policia e Essex-it konfirmoi se avioni 12-metërsh u përfshi nga flakët, ndërsa kompania holandeze Zeusch Aviation pranoi se fluturimi i saj SUZ1 ishte “përfshirë në një […]
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë ka goditur rajonin e Ishujve Tanimbar në Indonezi, ka raportuar Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC). Autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami dhe deri më tani nuk ka njoftime zyrtare për dëme materiale apo persona të lënduar. Ishujt Tanimbar, një grup prej rreth 30 ishujsh në provincën […]
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) ka njoftuar se ka vrarë dy agjentë që punonin për shërbimin rus të sigurisë FSB, të cilët ishin të lidhur me vrasjen e një oficeri të lartë të inteligjencës ukrainase në Kiev javën e kaluar. Kreu i SBU-së, Vasyl Malyuk, deklaroi se dy agjentët u “likuiduan” të dielën në […]
