Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një paralajmërim të prerë Iranit këtë të mërkurë, duke deklaruar se “koha po mbaron” dhe se goditja e radhës “do të jetë shumë më e ashpër”. Ai i kërkoi Teheranit të reflektojë për një marrëveshje të re, teksa rikonfirmoi se një “armadë masive” tashmë është nisur drejt […]
Një fotografi e presidentit amerikan, Donald Trump, krah liderit rus, Vladimir Putin, e shkrepur gjatë samitit të tyre në Alaskë, është ekspozuar rishtazi në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, duke nxitur diskutime të shumta në opinionin publik. Ky imazh, i vendosur në një pozicion mjaft të dukshëm, dokumenton takimin dypalësh me rëndësi të lartë simbolike, […]
Presidenti amerikan, Donald Trump, u është përgjigjur shkurtimisht interesimit të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pak para nisjes së tij drejt shtetit të Iowa-s. Ai ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë, duke u bazuar në bisedimet trepalëshe që u zhvilluan gjatë javës së kaluar. “Po ndodhin gjëra shumë të mira në Ukrainë dhe Rusi”, […]
Duke ripostuar njoftimin zyrtar të Bordit të Paqes, i cili i uroi mirëseardhje Republikës sonë në këtë organ, Ambasada e SHBA-së përcolli mesazhin: “Urime Kosovë”, raporton IndeksOnline. Përtej urimit formal, në këtë reagim fshihet një simbolikë e fuqishme diplomatike, e shprehur përmes ikonave që konfirmojnë partneritetin strategjik ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit zyrtar. Kosova e kurorëzoi […]
Pas fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ka tërhequr ftesën për kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”. Lajmi u bë i ditur përmes një letre zyrtare drejtuar Carneyt, në të cilën Trump thekson se Bordi i Paqes ka vendosur të tërheqë […]
Presidenti rus, Vladimir Putin u ka thënë negociatorëve amerikanë se një “zgjidhje afatgjatë” për përfundimin e luftës së Moskës në Ukrainë nuk mund të arrihet pa u zgjidhur më parë çështjet territoriale, sipas një zyrtari të Kremlinit. “Gjëja kryesore është se gjatë këtyre negociatave mes Presidentit tonë dhe amerikanëve, u theksua edhe një herë se […]
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përmbyllur edhe formalisht procesin e shkëputjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke i vënë pikën bashkëpunimit shumëvjeçar me autoritetin më të lartë global të shëndetit publik. Ky vendim u konfirmua nga Departamenti amerikan i Shëndetësisë, duke jetësuar zotimin e hershëm të presidentit Donald Trump, i cili e kishte […]
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, e ka cilësuar agresionin rus në Ukrainë si një “dështim të plotë strategjik për Vladimir Putinin”, duke lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj liderit të Kremlinit. Gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Stubb argumentoi se lufta e Putinit ka prodhuar efektin e kundërt, duke forcuar integrimin evropian, unitetin […]
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, u është kundërpërgjigjur këtë të enjte kërcënimeve dhe ofendimeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar gjatë një fjalimi se shteti i tij “nuk mbijeton si lëmoshë e Shteteve të Bashkuara”. Ky reagim i Carney-t pason një javë tensionesh të larta dhe përshkallëzimi të raporteve diplomatike mes dy […]
Një akord i mundshëm mes SHBA-së dhe Danimarkës për Grenlandën mund të rezultojë me kalimin e kontrollit të zonave strategjike të ishullit në duart e Uashingtonit zyrtar. Këtë zhvillim e ka bërë të ditur prestigjiozja “The New York Times”, duke u thirrur në informacione nga burime të besueshme brenda qarqeve diplomatike. Raportohet se përpara deklaratës […]
