Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, konfirmoi se i ka kërkuar kreut të Shtëpisë së Bardhë rritjen e trysnisë ndaj Vladimir Putinit lidhur me luftën në Ukrainë. “Rusia po tenton të blejë kohë dhe me këtë veprim po sfidon vullnetin e presidentit amerikan; andaj në bisedimet e sotme kam […]
Filozofi politik rus, Aleksandër Dugin, i cilësuar nga shumë analistë perëndimorë si një nga ideologët më të afërt me Kremlinin, ka deklaruar se “Lufta e Tretë Botërore ka filluar”. Ky reagim vjen menjëherë pas sulmeve të koordinuara mes SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në Lindjen e Mesme. Deklaratat […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka nisur takimin e tij zyrtar me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, duke diskutuar gjerësisht mbi ecurinë e operacioneve në Iran. Gjatë kësaj bisede, Trump vlerësoi lart rolin e Berlinit, duke theksuar se Kancelari Merz po tregon një gatishmëri të madhe për të ndihmuar dhe po sillet në […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij të thellë ndaj politikave aktuale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës, raporton rrjeti informativ Ballkani.info. Duke u fokusuar te marrëveshja kontroverse e Londrës për Ishujt Chagos, Trump kritikoi ashpër menaxhimin e këtij territori strategjik. Ai vuri në dyshim logjikën pas humbjes së […]
Në fjalimin e sotëm drejtuar publikut, Presidenti i SHBA-së Donald Trump përshkroi tre qëllime kryesore të operacionit ushtarak kundër Iranit. “Qëllimet tona janë të qarta. Së pari, ne shkatërrojmë aftësitë raketore të Iranit… Së dyti, ne shkatërrojmë marinën e tyre… Së treti, ne sigurohemi që sponsori më i madh i terrorizmit në botë të mos […]
Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila funksionon nën ombrellën e Gardës Revolucionare (IRGC) të Iranit, ka publikuar për herë të parë regjistrin që konfirmon eliminimin e shtatë krerëve kryesorë të forcave të armatosura, njofton Ballkani.info. Lista e zyrtarëve të vrarë përfshin figurat e mëposhtme: Gjeneral Brigade Mohammad Shirazi, Shef i Zyrës së Komandantit Suprem; Gjeneral […]
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka publikuar pamjet e një sulmi ndaj anijeve luftarake iraniane në Gjirin e Omanit, me mesazhin se flota iraniane atje është shkatërruar plotësisht. Ushtria amerikane thotë se goditi 11 anije të Marinës iraniane si pjesë e sulmeve të saj. “Dy ditë më parë, regjimi iranian kishte 11 anije në Gjirin […]
Izraeli ka intensifikuar valën e bombardimeve mbi Teheran dhe Bejrut, duke shënuar kështu ditën e katërt të ofensivës frontale kundër Iranit. Si kundërpërgjigje direkte, dy dronë iranianë kanë goditur selinë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Riad, derisa Teherani pretendon se ka shkatërruar edhe një objekt strategjik brenda bazës ajrore amerikane në Bahrejn. Në […]
Gjendja e sigurisë në Lindjen e Mesme është rënduar tej mase gjatë orëve të fundit, derisa raportime për shpërthime të njëpasnjëshme dhe sulme po vijnë nga mbarë rajoni. Në Al Jahra, rreth 32 kilometra në perëndim të qytetit të Kuvajtit, pamje të verifikuara shfaqin shtëllunga tmi të zi pas rrëzimit të një mjeti fluturues luftarak. […]
Nëse ekziston diçka me të cilën Izraeli mund të mburret në përplasjen me Iranin, është operimi mbi baza të pastra të informatave “nga brenda”. Mbi 30 bomba shpuese ranë mbi objektin ku lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, po mblidhej me zyrtarë të lartë, e asnjëra prej tyre nuk goditi rastësisht. Inteligjenca izraelite posedonte të […]
