Çakmaku: Në muajin e shenjtë të Ramazanit Valon Syla i ka sulmuar myslimanët

1 minute, 21 seconds Read

“Valon Syla në këtë muaj të shenjtë i ka ataku myslimanët dhe katolikët”.

Kjo është mënyra se si anëtari i kryesisë së partisë “Fjala”, Avni Çakmaku e sheh satirën që gazetari Valon Syla kishte përdorur në postimet e tij sa i përketë një ngjarjeje e cila lidhej me fenë Islame.

Çakmaku ka arsyetuar edhe sulmin ndaj gazetarit duke thënë se në muajin e shenjtë të Ramazanit ai ka ‘’atakuar edhe myslimanët edhe katolikët’’.

“Nëse e dim që ekziston kodi etik i mediave që në vetvete, që thotë se çdo media duhet të prezantoj vlera. Në momentin që është ardhur një shkrim i tij që ka qenë i publikuar në Facebook, unë jam i bindur që çdo media e kish refuzu për shkak të kodit etik që e ka me prezantuar qatë postim të tij në Facebook. I cili me të vërtetë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit i ka ataku edhe myslimanët edhe katolikët.”, ka thënë ai.

Madje ai ka thënë se e kupton satirën, por nëse me satirë e atakon bazamentin e një grupi shoqeëror atëherë ajo kalon përtej satirës.

Ditë më parë pati reagime të shumta në vend, pasi që një hoxhallari nga Prizreni me rastin e pensionimit iu dhurua një veturë luksoze nga kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava.

Gazetari Valon Syla pati reagime të shumta të përcjellura me satirë e humor për këtë, madje edhe vet ai deklaroi se dyshon që pikërisht është kjo arsyeja e sulmit ndaj tij.

Publikime te ngjashme