Borrell paralajmron masa të ashpra politike dhe financiare ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk shënojnë progres në shtensionimin e situatës!

1 minute, 46 seconds Read

Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë masa të reja, politike dhe financiare, ndaj Kosovës dhe Serbisë në rast se këto të dyja nuk shënojnë progres në shtensionimin e situatës.

Kështu ka paralajmëruar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, teksa ka folur edhe për lirimin e tre policëve të marrë peng në territorin e Kosovës nga Serbia.

Në konferencën pas mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, Borrell ka potencuar se nga anëtarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian presin një sjellje evropiane,

Ai ka thënë se shtetet anëtare nënvizojnë shqetësimet e tyre të forta për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës dhe theksojnë rëndësinë e palëve për të de-përshkallëzuar në përputhje me atë që është thënë në deklaratën e 3 qershorit.

“Masat janë politike dhe financiare. Ne, shtetet anëtare dhe Komisioni, mund të konsiderojmë marrjen e masave politike për të kufizuar kontekstin politik dhe për të vendosur masa financiare për të përshtatur bashkëpunimin tonë sipas sjelljes së tyre. Por duhet të ketë masa. U thashë shteteve anëtare, çdo gjë duhet të jetë proporcionale dhe duhet të jetë e kthyeshme…”.

“Ne kemi një qasje shumë të strukturuar për këto gjëra. Nesër nisin grupet e ndryshme. Niveli i duhur i grupit të punës do të fillojë të flasë për këtë dhe çfarë mund të ndodhë nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje për zgjedhjet e reja, dhe grupi do të vlerësojë situatën dhe do të fillojë të diskutojë masat tona të ndryshme që mund të merren, politike apo tjera”, vijoi ai.

I pyetur se sa do të presë BE-ja për marrjen e këtyre masave, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme tha se kjo varet nga grupi punues, i cili do të nisë punën qysh nga e marta./Telegrafi

Publikime te ngjashme