Bombardimet e Izraelit në bazën ushtarake siriane shkaktojnë tërmet 3 ballë

0 minutes, 36 seconds Read

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se objektivi ishte Brigada e 23-të e Mbrojtjes Ajrore.

Bombardimet e rënda, “më intensivet në rajon që nga viti 2012”, u nisën nga Izraeli të dielën mbrëma në zonën e Tartous në Siri, ku ndodhen bazat ushtarake ruse.

Sipas mediave ndërkombëtare, objektivi i bombardimeve ishin njësitë ushtarake, përfshirë formacionet kundërajrore, duke shkaktuar shpërthime të mëdha.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se objektivi ishte Brigada e 23-të e Mbrojtjes Ajrore.

Studiuesit sizmikë vërejnë se një nga shpërthimet në një depo municionesh në Tartous u regjistrua nga sizmografët si një tërmet 3 ballë i shkallës Rihter.

Publikime te ngjashme