Bieber: Nuk ka normalizim të marrëdhënieve derisa Beogradi i bën heronj ata që sulmuan Policinë e Kosovës

2 minutes, 7 seconds Read

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Zubin Potok.

Policia bënë të ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura i ishte djegur shtëpia dhe si pasojë i janë shkaktuar dëme materiale.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin  për të cilin është njoftuar prokurori.

Biber thekson se duhet obliguar Beogradin dhe Prishtinën përmes nënshkrimit të një dokumenti që të bëjnë atë që kanë premtuar në dialog brenda afateve të caktuara, e jo të “hedhin topin” dhe të krijojnë hapësirë ​​për keqkuptime të reja dhe përshkallëzim.

Sipas tij, çdo qeveri duhet të premtojë ndryshim të komunikimit të brendshëm.

“Nëse kemi një qeveri serbe që bën heronj nga ata që sulmuan policinë e Kosovës, kjo nuk është normalizim i marrëdhënieve. Normalizim do të thotë se nuk ka gjuhë urrejtjeje, tensione të vazhdueshme dhe hendek midis komunikimit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm”, ka thënë Bieber.

Bieber shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka humbur shansin për t’u shtrirë dorën serbëve në Kosovë, veçanërisht atyre në veri dhe nuk i ka marrë seriozisht si aktor politik.

“Lista Serbe nuk është një organizatë politike që vepron në mënyrë të pavarur nga Beogradi, gjë që nuk është e lehtë për Kurtin, por megjithatë ai ka humbur mundësinë për të hapur komunikimin me serbët në veri, gjë që i hapi dyert për përshkallëzim”, saktësoi ai.

Biber theksoi se të dyja palët janë fajtorë për përshkallëzimin dhe mungesën e komunikimit, dhe përshtypja është se serbët nga Kosova nuk janë mjaftueshëm të përfshirë në proces, zëri i tyre mezi dëgjohet dhe shqetësimet e tyre nuk merren parasysh as në Serbi as në Kosovë.

Kur bëhet fjalë për kërkesat që Serbia të respektojë sanksionet kundër Rusisë, Bieber tha se nuk sheh presion nga BE-ja që Beogradi të vendosë sanksione ndaj Moskës.

“Ata u pajtuan me faktin se Serbia nuk do ta bëjë këtë, dhe ata morën diçka tjetër – Beogradi dërgon armë dhe municion në Ukrainë. Kjo i përshtatet të gjithëve dhe nuk pres presion më të madh, nëse nuk ndodh diçka dhe nuk ndryshon dinamika e Rusisë dhe Ukrainës”, tha Bieber.

Publikime te ngjashme