Besimtari me autizëm, feja është edhe si një mënyrë socializimi për Omerin

1 minute, 21 seconds Read

Në këtë muaj të veçantë për besimtarët mysliman, Omeri 23 vjeç e bën 5 herë në ditë rrugën nga banesa e tij për tek xhamia në Pogradec. Spektri autik me të cilin është diagnostikuar, jo vetëm që nuk e ka penguar të kryejë gjithë ritet e besimit që ka përqafuar, por prej shumë vitesh mban edhe agjërimin.

“Kam 7 vjet që agjëroj që agjëroj vij çdo ditë këtu, 5 vakte”, tha 23 vjeç Omer Yzo.

M adje besimi dhe ndërveprimi me besimtarët e tjerë e ka bërë Omerin që të ndihet mjaft mirë, jo vetëm nga ana emocionale por edhe sa i takon riaftësimit të tij.
“Është vend shumë i bukur më pëlqen, kam shokët këtu që i shikoj dhe i flas dhe ndonjëherë më përshëndesin me selam”, thotë Omeri.

“Falënderoj Zotin se e shoh që ka një ndryshim në këtë drejtim në kuptimin e besimit, sepse e shikoj djalin që është më i stabilizuar sidomos në muajin e agjërimti dhe e falenderoj zotin për këtë mirësi”, shprehet i ati i Omerit.
Dhe si të gjithë të rinjtë edhe Omeri ka dëshirat e tij për të ardhmen: “Unë dua të bëhem shkrimtar”.

Omeri është shembulli më i mirë kur besimi fetar, shikohet si një ndër terapitë më të mira për personat e diagnostikuar me spektrin autik, në mënyrë që ata jo vetëm të ndihen emocionalisht më mirë, por që mund të fitojnë edhe aftësitë që u mungojnë.

Publikime te ngjashme