Berisha reagon pas arrestimit të Erion Veliajt: “Po shembet piramida e krimit…”

0 minutes, 48 seconds Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ditës së sotme.

Berisha tha se arrestimi i Veliajt është një tregues se piramida e krimit po shembet.

“Po shembet piramida e krimit”, tha Berisha teksa u pyet nga gazetarët lidhur me arrestimin e Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiarnës Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për 4 akuza (shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash) dhe për kryebashkiakun u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’ deri në marrjen e një vendimi nga GJKKO.

Gjithashtu, Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj.

Kujtojmë se zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj.

Publikime te ngjashme