Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar mbërritjen në Shqipëri dhe deklarimin e Aishe Haklajt, për herë të parë, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Në rrjetet e tij sociale, pas 12 orë dëshmi që motra e madhe e familjes Haklaj dha në SPAK, Hoxha zgjodhi që ta ‘lidhte’ me titullin e një filmi të vjetër shqiptar: Asgjë nuk harrohet…
Ndërkohë që ndau edhe një foto të tij nga kulla e familjes Haklaj në fshatin Kërrnajë të Tropojës.
Dje, për 12 orë rresht Aishe Haklaj ka dëshmuar për vrasjen e vëllezërve të saj, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 15 persona të tjerë. Padia ishte bërë nga e motra e saj, Zylfija dhe i ati, Muharrem Haklaj, por për shkak se asnjë prej tyre nuk mund të vijë në Shqipëri, dëshmia e tyre do të merret online.