Bedri Hamza takon kryetarin e Pensionistëve: 70 % rriten pensionet, do u njihet edhe stazhi i viteve 90-ta

0 minutes, 48 seconds Read

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza është takuar me Kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashin, ndërsa duke pirë kafe kanë biseduar për shumë ështje që lidhen me moshën e shtyer.

E gjatë këtij takimi, Hamza, ka shpalosur programin e tij, ndërsa ka thënë se pensionet e moshës do të rriten 70%, ndërsa pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.

“Pensionet e moshës do të rriten 70%. Pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. Duke e rritur kujdesin për pensionistët tanë, ne nderojmë sakrificat e tyre dhe sigurojmë që shoqëria jonë të mbetet e kujdesshme dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj. Kosova mundet ma mirë për pensionistët!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Publikime te ngjashme