Lumbardhi, i cili me profesion është model, ndërsa në të kaluarën ka qenë futbollist dhe vjen nga komuna e Vitisë, ka shkuar deri në finale me tre banorët e tjerë, Shqipen, Edonen dhe Blerandon, të cilët janë në shtëpinë e BBVK që nga dita e nisjes së këtij edicioni, më 20 tetor 2023.
Katër banorët finalistë, u shpallën më 26 janar, ku u eliminuar Adri dhe Ilirjana, Ardi dhe Mirdoni dhe Santiana.
Në natën e parë të BBVK, Lumbardhi kishte hyrë brenda shtëpisë bashkë me një banore tjetër, Albën, për të cilën ishte shprehur se është i dashuruar me të, mirëpo pas refuzimit të saj, ai i ishte larguar.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Lumbardhi është lidhur me një nga banoret që kishte hyrë rreth një muaj më vonë se ai.
Ajo është modelja Kader Kicaj, që nga shtëpia e Big Brother është larguar disa javë para Lumbardhit.
Edhe pas daljes së saj, që të dy janë deklaruar mjaft të dashuruar me njëri tjetrin, duke premtuar se në vazhdim do të martohen.
Në spektaklin e finales, ishte Edona e cila u eliminua e para nga gara dhe e humbi mundësinë për të fituar çmimin e madh, e cila gjatë mbrëmjës mori disa dhurata nga vëllau i madh si dhe si surprizë i erdhi nëna e saj, dhe këngëtarja Ronela Hajati për të përformuar për të.
Edona në hyrjen e saj është paragjykuar mjaft, për faktin që është një transgjinore dhe shumë njerëz nuk e pritën mirë hyrjen e saj.
Mirëpo gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, me karakterin dhe humorin e saj, ajo ka fituar zemrat e miliona shqiptarëve, duke u bërë si banorja me më së shumti klikime, mbi 1 biliard.
Në rrjete sociale, shprehjet e Edonës gjatë qëndrimit në shtëpi, janë bërë virale.
Banorja e dytë që u elminua të premtën ishte Shqipja, e cila kishte ardhur nga Tirana për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Në hyrjen e saj, ajo kishte deklaruar se ky Big Brother do të mbante emrin e saj, dhe gjatë qëndrimit në shtëpi, Shqipja ka qenë një ndër banoret më të zhurmshme, e cila ka krijuar mjaft situata.
Në natën finale, Shqipja kishte veshur një fustan që në pjesën e përparme kishte shqiponjën e flamurit kombëtar, kurse në nisjen e progaramit, ajo shpalosi edhe hartën e Kosovës në mes të Shqiponjës. Gjatë tërë qëndrimit të saj, Shqipja ka deklaruar tërë kohën që Shqipëri e Kosovë janë një.
Kurse Blerando, i cili është këngëtar dhe vjen nga komuna e Pejës mirëpo ka lindur dhe është rritur në Gjermani, dhe ka lënë shtetin e tij të lindjes, për të shijuar eksperiencën e tij në Big Brother Vip Kosova. Në ditët e para, Blerando ka qenë një ndër banorët më të qetë dhe që flitej se do të ishte i pari që do të linte shtëpinë, mirëpo ai ka shkuar deri në finale.
Salihu si i fundit banor i shtëpisë, i fiku të gjitha dritat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova në fund të finales.
Gjatë këtyre tre muajve e disa ditë, brenda shtëpisë kanë qëndruar edhe shumë fytyra të njohura për publikun, këngëtarë, modele e aktorë.
Gani Gërmia, Yll Dervishi, Santiana Maloku, Monika Salihu, Adri dhe Ilirjana, Mirdoni dhe Ardi, Azemi, Vesa, Meti, Brikenda, Besi, Lindita, Alby, janë vetëm disa nga banorët që kanë qenë pjesë e këtij edicioni, disa prej të cilëve u eliminuan, disa u larguan me vetdëshirë, e disa u përjashtuan.
Disa nga situatat e krijuara brenda këtij Big Brother, të cilat do të mbahen në mend shumë gjatë, janë raporti i Bucit me Santianën, largimi i Gani Gërmisë, lidhja e Kaderit me Lumbardhin, e shumë situata të tjera.