Bajqinovci: Marrëveshja në Ohër e shkrinë Zajednicën e 2013 dhe 2015, në vetëmenaxhim kushtetues

0 minutes, 47 seconds Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas dakordimit për Marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajqinovci, thotë se kjo marrëveshje e shkrinë fusnotën si dhe e zhbën Zajednicën e vitit 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues.

Sipas Bajqinovcit, Marrëveshja që është arritur dje në Ohër të Maqedonisë së Veriut e ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve.

“Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues. E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve.”, ka shkruar deputeti i LVV-së.

Publikime te ngjashme